Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Itali, vdes shqiptarja 19-vjeçare pas lindjes Empty Itali, vdes shqiptarja 19-vjeçare pas lindjes

Fri 20 Jul 2012 - 21:14
Itali, vdes shqiptarja 19-vjeçare pas lindjes Shtatzene

ITALI - Ajo që duhet të ishte dita më e bukur e jetës së tyre u kthye në një tragjedi. Marsida 19 vjeçe, e ardhur pranë të shoqit në Itali në 2010-n, dhe Artani, 30 vjeç, që jeton prej dhjetë vjetësh në Itali, prisnin të bëheshin për herë të parë prindër. Dhe ndërsa vajza e re ka lindur shëndoshë e mirë të bijën, 3,2 kg, dymbëdhjetë orë më pas nëna e re ndërron jetë për shkaqe ende të panjohura. Pikërisht në spitalin e Miranos në Venecia. Siç bën të ditur 'Shqiptari i Italisë".

Lindja ndodhi të mërkurën, rreth orës 17.20. Marsida solli në jetë një vogëlushe të shëndetshme e gjithçka duket se shkon më së miri, Artani qëndron me të shoqen e të bijën në spital deri vonë e në darkë kthehet në shtëpi. “Marsida ndihej shumë mirë – kujton më pas i shoqi. – Ndenja me të deri nga ora nëntë e gjysmë e pastaj shkova në shtëpi”.

Gjatë natës, rreth orës 2.30, Artani telefonohet nga spitali dhe një mjek i jep lajmin e hidhur e të papritur: e shoqja i vdiq. Shkon me vrap në spital dhe iu kërkon sqarime mjekëve dhe infermierëve, që i gjen rreth krevatit të së shoqes. Por..ajo që ihet deri tani është se e shoqja kishte kërkuar ndihmë rreth mesnatës, sepse papritur ishte ndier keq. Mjekët fillimisht i kanë bërë një masazh kardiak e pastaj e kanë futur në sallë të operacionit, duke dyshuar për një hemorragji të brendshme, por nuk kishin gjetur gjë. Situata përkeqësohet edhe më dhe në dy të natës gruaja vdes. Mbi shkaqet e vdekjes ende nuk thuhet asgjë.

Të enjten Artani vendos të denoncojë ngjarjen pranë karabinierëve, që kanë hapur hetimet e kanë kërkuar që gruas së re t’i bëhet autopsia.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Itali, vdes shqiptarja 19-vjeçare pas lindjes Empty Re: Itali, vdes shqiptarja 19-vjeçare pas lindjes

Fri 20 Jul 2012 - 21:28
zoti na rujt sa gjynah e shkreta...me vjen keq qe e them,ndoshta do me hidhi kunder...ama kjo esht pasoj e faktit qe behen kalamajt ne keto mosh...ajo esht uj e shkreta...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi