Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Shqiptarja 117-vjecare, qe i shkroi leter Bushit Empty Shqiptarja 117-vjecare, qe i shkroi leter Bushit

Wed 3 Feb 2010 - 13:00
Nje grua 117-vjecare nga fshati Hudenisht i Pogradecit, e cila prej vitit 1947 jeton midis Nju Xhersit dhe vendlindjes se saj, Hudenishtit, ne nje bisede per "Shekulli-Kontakt", rrefen jeten e saj. Para 3 vjetesh i ka derguar nepermjet nipit te saj, Rrapushit, ushtarak i larte i Aviacionit Amerikan, nje leter presidentit amerikan, Bush, ku i lutej qe Shqiperia te ishte ne planet amerikane dhe te ndihmohej prej shtetit amerikan.

Nenemadhja shqiptare, mendon se shqiptaret jane njerez te mire, punetore dhe te ndershem, dhe nuk meritojne ate fat te keq qe i ka ndjekur ne vite. E takuam kete grua me shendet te rralle. Ne fshatin e saj ne Hudenisht, ku ka ardhur per viziten e radhes... Ne 10 gusht te vitit 2007, Demire Durollari ka shkelur ne vitin e 112 te jetes se saj. Ajo eshte nga fshati Hudenisht i Pogradecit dhe aktualisht banuese ne Nju Xhers te SHBA, prane familjes se djalit te saj, Gurit. Fiziku i saj, eshte shume larg atij perfytyrimi qe dikush mund ta mendoje per nje grua 112-vjecare.

Ajo ka nje trup te drejte, dy sy te mprehte dhe eshte shume e dashur. Sapo ka mberritur nga Amerika ne Hudenisht te Pogradecit, kur ne shkojme ta takojme. Merreni me mend, nje 112-vjecare, qe ka udhetuar rreth 12 ore me avion, mbi oqean dhe tre ore me makine, nga Aeroporti i Rinasit, ne Pogradec. E, megjithate, eshte gati per bisede, sapo i prezantohemi qe vijme nga "Shekulli, dhe duam te shkruajme dicka per te. Ka nje freski te admirueshme, qe do ta kishte zili nje i ri ne moshe.

Nena e madhe, Demirja, eshte larguar ne viti 1947 ne SHBA. Thote qe nuk e kishte menduar se nje dite do te kthehej ne vendlindje dhe do te cmallej me te afermit dhe me Hudenishtin e bukur, buze liqenit. Qendron e ulur ne nje kolltukun e dhomes, ne shtepine e tyre ne Hudenisht, njelloj si gjithe te tjeret, madje, kur une do t'i beja nje fotografi, ajo nuk pranon ta nxjerr ulur ne kolltuk, por ngrihet ne kembe dhe pozon se bashku me nipin e saj, Rrapushin. Ka lindur ne fshatin e saj, Hudenisht, ne vitin 1890, ne familjen e Xhudollareve. Historia e dashurise, eshte vertete shekspiriane. Familja e saj ka qene ne hasmeri me familjen Durollari, po nga ky fshat. Por, kjo martese e saj me Rrapush Durollarin, i ka pajtuar me ne fund te dyja fiset. Asaj i ka humbur i shoqi i saj, Rrapushi, shume dekada me pare, gjate Luftes se Dyte Boterore. "Ka qene aksidentale,- tregon nene Demirja,- duke shkuar ne mal me kale, eshte qelluar nga lart dhe i moren jeten".


Nga kjo martese ka lindur 5 femije, dy djem (kane vdekur) si dhe tre femije te tjere: 2 vajza, Shyqyrien dhe Lirien, te cilat ndodhen ne Amerike, se bashku me familjet e tyre dhe nje djale me te cilin jeton, Gurin, mjek stomatolog.


Vij ne Shqiperi cdo vit, thote ajo dhe perterihem, por problemi i tokave dhe pronave me shqeteson. "Ende nuk po i marrim, nuk ka vajtur haka tek i zoti, tokat e njerit i merr tjetri dhe eshte bere nje kaos, qe mos e pyet...!",- thote nene Demirja.


Kjo grua me shendet te rralle, pasi eshte larguar nga Shqiperia ne vitin 1947, se bashku me familjen, ka qendruar dy vjet ne Itali. Me pas ne SHBA, ne qytetin e Nju Xhersit, ku vazhdon te jetoje. E kujton ende largimin e atehershem nga Shqiperia. "Vatani tend duhet more djale dhe guri i rende eshte ne vendin e tij, por kur ta bejne jeten te paduruar me diktature dhe me burgje, pak ndryshon, si te jesh brenda, si te jesh jashte qele...!",- thote ajo. Pak me tej ne bisede, duke folur per Shqiperine, e ngre tonin e zerit lart: "He more djale, a mund te jetohet ne nje vend pa besim tek Zoti, dhe keshtu Shqiperia ngeli si vend pa Zot!". eshte grua me besim te forte. I gjithe fshati Hudenisht, e njeh si grua shume zemerbardhe dhe te dashur.
Si i shtyn ditet ne fshatin e larget shqiptar! Degjon me vemendje edicionet kryesore te lajmeve dhe kur iken energjia elektrike, shfryn tere mllef: "Edhe Rodezia e Jugut, nuk vuan per korrent, sic vuajne shqiptaret!",- na thote. Mungesa e dritave dhe kushteve te tjera, e merzit. "Sa here qe vij, merzitem dhe nisem prape per Amerike. Por, sa rri dy muaj aty, perseri me hipen malli per ketej dhe vij ne Shqiperi",- na tregon.


Me e pabesueshmja! Kjo grua nuk ka pasur kurre nevoje per mjek. Me perjashtim te nje rasti, ne 11 Shtator, ne sulmin terrorist ndaj Amerikes. Nipi i saj, Rrapushi (ka marre emrin e burrit te saj) thote se kur rane kullat binjake u shqetesua shume, sepse atje ishte nipi i saj, Astriti, djali i vajzes por, fatmiresisht, ate dite ai nuk kishte shkuar ne pune. "Nga tronditja e cuam te mjeku. Kur i pane datelindjen dhe konstruktin e trupit, ata u habiten. I bene nje konsulte te gjate, duke e pyetur per gati nje ore. Me pas i kerkuan leje per t'i bere disa analiza per studime shkencore",- tregon Rrapushi. Mjeket e kishin pyetur se cfare hante me shume. Nene Demirja u kishte thene, se me shume ne jeten e vet, kishte ngrene peshk. "Mbretin e peshqve, koranin e rralle, qe jeton ne Pogradec",- u kish` thene mjekeve. Nene Demirja konsumon gjithashtu shume bulmet dhe lengun e limonit. Nuk pi duhan, as alkool. "Gjakun,- thote nene Demirja,- nuk e prish kollaj.



Rasti i pare ishte me nipin, thashe se e humba ne kullat binjake dhe u trishtova shume, se sa ishte i fejuar ne Pogradec, me nje vajze nga Starova". Ajo e ka nje mendim edhe per punen e jetegjatesise. "Stresi,- thote ajo,- eshte burimi i te gjitha semundjeve". Ai stres qe nene Demiren, me sa duket, nuk e ka vene kurre perposhte, megjithese ajo jeton vetem qe nga viti 1943, kur iu vra i shoqi. Mendon se shqiptaret nuk e meritojne kete jete kaq te varfer. Ne nje moment qesh: "Sikur ta kuptonin shqiptaret sa te varfer jane, do pelcisnin nga inati",- thote duke nenkuptuar karakterin tone. Per gjithcka fajeson politikanet.

Mendon se jane shume te paafte dhe mendojne vetem per veten. "Kur vjedh djersen e popullit tend, nuk ben prokopi, por nje dite, te bie mbi koke",- thote 112-vjecarja dhe shton: "Kane gjetur kete popull qe jeton ne balte dhe duron, po deri kur?".


Nje leter Bushit
Para tre vjetesh, nene Demires i lindi nje ide. "I them nipit tim, qe ishte oficer ne Ushtrine Amerikane: A do ma shkruash nje leter: une te them dhe ti te shkruash, t'ia dergojme presidentit Bush?- Ai qeshi.- Mire nene, fol ti, ta shkruaj une. E shkruam dhe ia derguam presidentit Bush: "I nderuar zoti President Bush! Zoti te bekofte, por do te lutet nje grua shume e moshuar, 109-vjecare, shqiptare me banim ne SHBA, qe ta ndihmoje Amerika Shqiperine fatkeqe, qe ka mbetur vendi me i varfer ne Evrope".


Vetem 10 dite pas letres ka mberritur edhe pergjigjja nga zyra e Bushit. E shkruar ne nje foto-kartoline, ku presidenti Bush kishte dale me bashkeshorten: "E dashur nene! Ju falenderoj per letren dhe njekohesisht ju premtoj, se Shqiperia do ece ne rruge te mbare. Ju urojme jete te gjate. Me shume dashuri, familja Bush".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi