Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lexoni letrën e pabesueshme që i shkroi i ati vajzës së mitur për bashkëshorten e ardhshme! Empty Lexoni letrën e pabesueshme që i shkroi i ati vajzës së mitur për bashkëshorten e ardhshme!

Fri 10 May 2013 - 18:26
Lexoni letrën e pabesueshme që i shkroi i ati vajzës së mitur për bashkëshorten e ardhshme! Vogelushja-300x225
Ka bërë xhiron e botës duke befasuar dhe ngjallur reagime të forta në mbarë opinion botërorë.
Letra e një babai dërguar vajzës së tij të mitur, është një nga letrat më të pazakonte dhe për këtë ka marrë qa shumë kritika dhe lavdërime duke prurë njerëzit në debate të ashpra përsa i përket objektivit dhe qëllimit të letrës së këtij babai.
Ai në këtë letër shkruan: “Kukulla ime,
Pak më parë me nënën tënde, po kërkonim në Google dhe para se të shtypnim butonin kërkime u shfaq një listë me pyetjet më të zakonshme në botë…
Pyetja e parë ishte: – Si të ruani interesin e bashkëshortit/es tuaj?
Kjo më befasoi. Lexova disa nga artikujt e panumërt që janë shkruar posaçërisht për këtë temë. Shpjegonin se si mund të ishte dikush shumë seksi, dhe shumë aktiv në marrëdhëniet seksuale, në cilën orë duhet të ofroj një birrë në vend të një sanduiçi, si dhe një mënyrë se si mund ti lëri të kuptoj se ai është më i zgjuar se ajo.

Në këtë pikë u nevrikosa. Thesari im, gjëja më kryesore është të besosh vërtet thellë brenda teje se je me meritë interesante. Nëse mundesh të mbash se edhe njerëzimi është i vlefshëm dhe me meritë interesantë, atëherë do të kesh kuptuar gjithçka n ë jetë. Por, këto do ti shkruaj në një letër tjetër. Nëse mundesh gjithashtu të jesh e bindur për vlerat e tua, do të jesh tërheqëse me gjithë rënësin dhe kuptimin e termit: Do jesh tërheqëse dhe joshëse për një djalë, i cili dhe ai me radhë do të interesohet për të tjerët dhe do të donte të kalonte pjesën tjetër të jetës, duke kthyer interesin e tij mbi ty.
Thesari im, dua të flasë për një djalë që nuk do duhet të mbash teknikisht interesin e tij, sepse do e dijë se je interesante.
Nuk do ketë rëndësi nëse i nxjerr gjunjët mbi tavolinë – që nga momenti që do të mundet të vëzhgoj mënyrën se ti do rrudhës hundën kur të qeshësh.
Nuk ka për ti hequr dot sytë nga ty.
Nuk do ketë rëndësi kur të mësoj se ti nuk di të luash golf –nga momenti që do të luaj me fëmijët qo do ti lindësh dhe do të gëzoj sesa të ngjajnë.
Nuk do ketë rëndësi të shpërndaj parat e tij – nga momenti që do kujdeset për zemrën tënde.
Nuk do ketë rëndësi të jetë i fuqishëm – nga momenti kur do të lerë hapësirë të mirëmbash ti fuqinë e shpirtit tënd.
Nuk do ketë rëndësi se cilën parti do votoj – nga momenti që do të zgjohet çdo mëngjes se të ka zgjedhur në një vend lavdie në zemrën e tij.
Nuk do ketë rëndësi ngjyra e lëkurës së tij – nga momenti kur do të pikturojë kornizën e jetës së përbashkët me durimin më të madh, sakrificë, ëmbëlsi dhe dashuri.
Nuk do ketë rëndësi nëse u rrit me shumë vështirësi apo një fe tjetër – nga momenti kur e di se çdo moment në jetë është e shenjtë.
Sepse, përfundimisht thesari im, e vetmja gjë që duhet të bësh për të “mbajtur interesimin e tij”, është të jesh vetja e jote.
Një njeri që do të gjej gjithmonë interesante,
Babi yt!”, përfundon letra këtij prindi./alb-observer.com/
Bleroo
Bleroo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1333
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/04/2013

Lexoni letrën e pabesueshme që i shkroi i ati vajzës së mitur për bashkëshorten e ardhshme! Empty Re: Lexoni letrën e pabesueshme që i shkroi i ati vajzës së mitur për bashkëshorten e ardhshme!

Fri 10 May 2013 - 18:33
Leter me interesante nuk kam lexuar kurre
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi