Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mbresa
Mbresa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 13566
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kendej rrotull,,
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/04/2012

Vdes gjashtë ditë pas kremtimit të 114-vjetorit të lindjes Empty Vdes gjashtë ditë pas kremtimit të 114-vjetorit të lindjes

Wed 13 Jun 2012 - 19:44
Vdes gjashtë ditë pas kremtimit të 114-vjetorit të lindjes F1_09-datelindja-balline-kuriozitete1339245418

Pontchateau, 9 qershor 2012 - Ka vdekur gruaja më e vjetër në Evropë, gjashtë ditë pasi ka mbushur 114 vjet. Francezja Marie-Therese Bardet ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e pleqve në Pontchateau, në perëndim të Francës. Të shtunën që shkoi, kur ajo festoi ditëlindjen e saj të 114, asaj i kishin dhuruar 114 trëndafila.

Që nga vitet 90 Marie-Therese jetonte në shtëpinë e pleqve, ndërsa dy vjetët e fundit ajo nuk mund të fliste më. “Mirëpo ajo hante rregullisht dy herë në ditë në restorantin e shtëpisë dhe ia kishte ënda çokollatat”, ka thënë kujdestarja e saj.

Bardet ka lënë pas vetes dy trashëgimtarë (88 dhe 90 vjeç), 7 nipër e mbesa, 15 stërnipër e stërmbesa dhe 6 stër-stërnipër e mbesa.

Ajo ishte njeriu i gjashtë në botë për nga mosha, siç bën të ditur statistika e përpiluar nga “Gerontology Research Group”, që regjistron njerëzit me moshë mbi 110 vjueçare.

PreshevaNews transmeton se njerëzit më të moçëm se Bardet janë dy amerikanë dhe një japoneze, të cilët kanë mbushur nga 115 vjet, si dhe dy japonezë që e kanë kaluar moshën 114-vjeçare. Ndërsa në krye të listës është amerikania Besse Cooper, e cila ka lindur më 26 gusht të vitit 1896, që i bie se pas dy muajsh e ca do të mbushë 116 vjet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi