Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Obama bën shaka me Sarkozy Empty Obama bën shaka me Sarkozy

Fri 4 Nov 2011 - 15:02
Obama bën shaka me Sarkozy Obama-SarkozyPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dhe ai i Francës, Nicolas Sarkozy, kanë shkëmbyer batuta pas një mbledhjeje që patën para samitit të G20-ës.

Obama uroi Sarkozy-në për lindjen e vajzës së tij para dy javësh dhe bëri shaka duke thënë se “fatmirësisht vajza i ka ngjarë Carla Brunit, dhe jo babait”.

Presidenti amerikan, baba i dy vajzave 13 dhe 10 vjeç, shprehu kënaqësinë që të jep fakti i të qënit prind i një vajze.

Nga ana e tij, Sarkozy ka edhe tre fëmijë të tjerë (të gjithë djem) dhe tha se i dëgjoi me vëmendje këshillat e homologut amerikan.

“Obama ka dy vajza dhe më dha disa këshilla që do t’i kem parasysh”, deklaroi Sarkozy.

Carla Bruni lindi vajzën me emrin Giulia para dy javësh. Vogëlushja është fëmija e dytë e italianes, e cila ka një djalë të lindur në vitin 2001 nga marrëdhënia me filozofin Raphael Enthoven.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi