Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjirokastër, femrat police  Empty Gjirokastër, femrat police

Sat 5 Nov 2011 - 14:11
44 aplikante të reja nga i gjithë Qarku i Gjirokastrës do të konkurojnë për të qenë pjesë e efektivave të policisë pasi të ndjekin më parë studimet në këtë akademi.

Në një trajnim të zhvilluar në Gjirokastër ku kanë marrë pjesë edhe funksionarë të lartë të policisë, iniciativa është përgëzuar.

Aplikantët kanë marrë pjesë në një trajnim orientues mbi sferën e përzgjedhur ndërsa punonjëse të policisë në nivele të larta në vend kanë sjellë eksperiencat e tyre.

Edlira Zoto specialiste për diversitetin në drejtorinë e Përgjithshme tha se niveli i interesit për t’u bërë pjesë e efektivave të policisë prej femrave është 3–fishuar krahasimisht me një vit më parë.

Ndërkaq vetë aplikantet e shohin policinë si një sektor që nuk mund ta përjashtojë femrën dhe si në cdo sektor tjetër mund të rriten në karrierë.
Qarku i Gjirokastrës ka aktualisht 26 efektiva policie femra, një shifër kjo mjaft e vogël në raport me numrin e përgjithshëm të punonjësve, por një shifër e konsiderueshme krahasuar me pak vite më parë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjirokastër, femrat police  Empty Re: Gjirokastër, femrat police

Sat 5 Nov 2011 - 15:42
Paska perparuar qyteti im mo, pse nuk thua... Gjirokastër, femrat police  1698836746
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi