Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ai nuk ju kupton? Ja kater menyrat per t’ju degjuar  Empty Ai nuk ju kupton? Ja kater menyrat per t’ju degjuar

Sun 6 Nov 2011 - 1:09
Shpesh krizat e cifteve lindin nga keqkuptimet e vogla dhe te parendesishme qe rriten derisa e bejne raportin shume te veshtire dhe ndonjehere thuajse te patolerueshem.E gjithe kjo lind nga nje komunikim i varfer, i gabuar, ose nga paaftesia per te kuptuar ato qe jane me te vertete nevojat e tyre.Nga mungesa e dialogut lindin diskutime dhe pakenaqesi, duke gabuar ne kete rast vazhdojme te presim qe te jete Ai, te beje hapin e pare dhe te marre iniciativen.Meshkujt ndonjehere kane nevoje per nje ndihme te vogel, keshtuqe me mire te jini te qarta dhe shprehni pa frike nevojat tuaja reale.Le te shohim sebashku disa nga shkaqet kryesore te problemeve duke i ballafaquar haptas:
Nuk ju ndihmon ne punet e shtepise
Detyrat e shumta te shtepise e lodhin gruan e cila ne fund te dites ndihet e lodhur dhe e shtypur.
Mashkulli i jeton punet e shtepise ne menyre ndryshe por kjo nuk do te thote qe nuk ka interes, ndonjehere per te tejkaluar kete mungese te kuptuari, mjafton te kerkoni ndihme ne menyren e duhur. Shpesh meshkujt me te rinj kane nje mungese te eksperiences ne punet e shtepise qe i ben ata me pak aktive, ne kete rast eshte gruaja qe duhet perpiqet per t’i dhene atyre mjetet qe mund te mesojne.

Eshte gjithashtu e rendesishme te kuptosh menyren me te cilen ai vepron pa shtuar komentet negative, ne vend qe te ziheni dhe t'i drejtoheni mashkullit si; dembel ose i pakujdesshem, eshte mire t’i tregoni rrugen e duhur per te vepruar. Ciftet duhet gjithmone te programojne punet e shtepise ne menyre qe te mos diskutoni shpesh rreth ketyre argumenteve.

Vendos gjithmone sipas kokes se tij
Per te qene ne harmoni, ciftet duhet te mesojne te jetojne duke alternuar nevojat e tyre, duke permbushur detyrat e te dyve.
Pushimet ne mal apo det? Darka e vitit te ri me prinderit e tij apo te tute? Me miqete vetem ne fundjave? Ketu vlen ligji i alternimit.
Nese njeri nga te dy ka nje deshire ndryshe mjafton ta pranojme pa druajtje, mashkulli nuk eshte i afte te “lexoje mes rreshtave” per te kuptuar ate qe i kerkohet.

Nuk perfshin ndjenjat e tua reale
Ndjenjat, gjendja shpirterore, jane te gjitha elemente te perjetuara cdo dite nga femra, ndersa per mashkullin ne fakt jane si nje planet i pashkelur, shume shpesh veshtire per t’i kuptuar.
Seksi mashkull ka veshtiresi te kuptoje gjendjen shpirterore te femres e cila ndihet e ofenduar nga fakti se ai nuk e kupton, por ndonjehere faji eshte i asaj, kur nuk zbulon mjaftueshem vetveten. Duke pershkruar gjendjen tuaj shpirterore me fjale te qeta me siguri qe do t’ju ndihmoje shume.

Eshte pak i vemendshem ndaj kerkesave tuaja ne shtrat
Nuk eshte mire te jetoni nje jete seksuale dhe intime pak te kenaqshme, vetem sepse nuk duan te trajtojne ceshtjen.
Ciftet me pak te kenaqur, e kane me te lehte te gjejne nje alternative jashte raportit sesa te perpiqen ne zgjidhjen e nyjeve qe bllokojne intimitetin e tyre fizik. Gruaja eshte me e afte ne transmetimin e embelsise si fizikisht dhe verbalisht, prandaj eshte e rendesishme te kerkoni te mbani nje kontakt fizik te perditshem. Eshte e mjaftueshme nje puthje, perqafim, shoqeruar nga nje fraze te embel per te lene gjithmone nje dritare te hapur ne raport.
Per t'i dhene nje nxitje sferes seksuale, provoni t'i dedikoni pak kohe masazhit ne cift, ndjenjat transmetohet nen lekure duke rindezur pasionin dhe entuziazmin qe duken se jane zhdukur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi