Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkembim zjarri për ndjenjat  Empty Shkembim zjarri për ndjenjat

Sun 6 Nov 2011 - 1:12
Shkembim zjarri për ndjenjat  ImagesShumica e çifteve nuk janë në gjendje të diskutojnë me arsye. Të shfrysh bën mirë dhe lehtëson. Megjithatë grindja duhet të jetë produktive dhe të përfundojë me pajtim, në mënyrë që më pas të ndihet përsëri siguria tek njëri-tjetri.
Lehtë të thuhet por tepër e vështirë për tu realizuar. Sepse menjëherë sa ju pushton zemërimi, zemra vë alarmin: mbi 100 goditje në minutë. Perceptim i shtrembërohet, sulmoni, mbroni pozicionin tuaj, reagoni instinktivisht, arsyeja "fle".

Që në rast konfliktesh shpesh nuk godisni në shenjë, varet edhe nga kulturat e ndryshme të grindjes që keni trashëguar nga prindërit: dikush fluturon pjatat, tjetri kërkon harmoni në, natyrisht që nuk përshtateni.

Kush do të diskutojë në mënyrë konstruktive, duhet fillimisht të sqarojë: Cilin lloj diskutimi preferoni për një rrugë të paqme së bashku? Në fillim të shkrehësh inatin? Apo të radhisësh argumentet pro dhe kundër dhe të diskutosh për to?

Tema të përshtatshme për diskutim janë ato që nuk kanë të bëjnë shumë me ndjenjat sesa me qëndrimet. Përpara se të grindeni duhet të keni të qartë këndvështrimin. Mendoni një herë për atë që doni dhe nuk doni. Grindja ka kuptim kur dihet me saktësi se cilin qëllim kërkoni të arrini. Grindjet janë të padobishme nëse shkaku është disa vjeçar. Zemërimi nuk duhet grumbulluar. Kjo provokon vetëm keqkuptime.

Flisni në kohë për gjërat që nuk ju pëlqejnë dhe zgjidhni fjalë objektive dhe të drejtpërdrejta. Po aq i rëndësishëm është komunikimi jo-verbal: mos ironizoni me sy. Dhe mos tërhiqni cepin e buzës. Gjeste të tilla lëndojnë. Shmangia totale e një zënke sipas ekspertëve nuk është zgjidhje. Disa shkencëtarë të Universitetit Michigan (SHBA) kanë zbuluar nga një studim i gjatë në kohë: Kush grindet, jeton më gjatë. Kush e ndan zemërimin, zhgënjimin dhe shqetësimin, jeton më gjatë dhe më shëndetshëm. Nëse e bën edhe siç duhet, mund edhe të thellojë lidhjen.

Shumica e çifteve nuk janë në gjendje të diskutojnë me arsye.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi