Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sportet më të mira për shëndetin tuaj Empty Sportet më të mira për shëndetin tuaj

Mon 7 Nov 2011 - 18:42
Që njeriu të jetë absolutisht i shëndetshëm duhet të lëvizë, të merret me sport dhe të ketë ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar. Megjithatë, nuk janë të gjithë ushtrimet dhe sportet e mira për shëndetin tonë të përgjithshëm. Për shembull, edhe pse ngritja peshave në palestër rrit muskulaturën tuaj, “body-building” nuk i ndihmon muskulit më të rëndësishëm të njeriut, zemrës. Nga ana tjetër, vrapimi bën çudira për sistemin kardiovaskular por injoron muskulaturën e pjesës së sipërme të trupit, kështu që janë të mundshme lëndimet në nyje.Ju prezantojmë ushtrimet dhe sportet që e ndihmojnë tërë trupi tuaj dhe përshpejtojnë shëndetin, jo për afat të shkurtër por të gjatë.SquashËshtë lojë e ngjashme me tenisin vetëm që luhet ashtu që topi dëbohet apo kthehet nga muri, është mënyrë fenomenale për të aktivizuar tërë trupin. Lëvizja konstante nëpër terren forcon sistemin kardiovaskular, pjesën e poshtme të trupit dhe fitoni në kondicion. Manovrimet me raketë dhe kërcimet forcojnë pjesën e sipërme të trupit dhe shpinën, dhe njëkohësisht rritet edhe fleksibiliteti. Në vetëm 30 minuta lojë mund të shpenzoni 517 kalori. Si në çdo sport tjetër ekzistojnë lëndimet, ndërsa më së shpeshti janë zgjatjet e muskujve të këmbëve dhe a ijëve dhe thembrës së Akilit.

Kanotazhi

Kanotazhi bën çudi për ju, sistemin e frymëmarrjes, muskujt dhe qëndrueshmërinë. Pavarësisht a jeni në ujë ose në ergometër në palestër, lëvizjet në rrema apo lundrim angazhojnë tërë muskulaturën trupore. Që të lundroni në mënyrë të duhur duhet të keni në mendje që të mos të bëni rrëmime me anë të supeve por të përdorni muskujt e këmbëve, shpinës dhe duarve. Për gjysmë ore mund të humbni 302 kalori.

Alpinizmi

Alpinizmi është ushtrim anaerob, por nga ju kërkohet eksplozivitet për të kërcyer nga një shkëmb më tjetrin. Lëvizjet e tilla nuk ofrojnë dobi të mëdha për zemrën tuaj, por janë të shkëlqyeshme për forcën, qëndrueshmërinë dhe fleksibilitetin. Për shkak të zgjatjes konstante dhe kontraktimit të gjymtyrëve, alpinistët kanë muskuj të gjatë dhe të hollë. Ngjitja nëpër shkëmbinj për 30 minuta shpenzon 475 kalori.

Noti

Noti është një nga mënyrat më të mira për të aktivizuar tërë trupin dhe sistemin e frymëmarrjes. Por, për t’u arritur efekti maksimal duhet ta ekzekutoni teknikën në mënyrë të drejtë, por nëse jeni në fillim nuk keni kondicion për ta mbajtur ritmin. Prandaj trajnerët propozojnë të notoni nga dy herë gjatësinë e pishinës, dhe në mes serive bëni pauzë për të marrë ajër. Me not shpenzoni 345 kalori për gjysmë ore.

Basketbolli

Duke luajtur basketboll në mënyrë aktive përdorni të gjithë segmentet e trupit tuaj. Lëvizja konstante përshpejton zemrën dhe mushkëritë tuaja, ndryshimet e papritura të lëvizjeve dhe kërcimet ndikojnë pozitivisht në forcën dhe qëndrueshmërinë tuaj, ndërsa lëvizja me duar gjatë mbrojtjes dhe kërcimi për topin e humbur rrit fleksibilitetin tuaj. Si çdo sport në të cilin ka kontakte fizike janë të mundshme lëndimet si ndrydhjet. Në 30 minuta mund të shpenzoni 302 kalori.

Çiklizmi

Pedalimi është ushtrim i jashtëzakonshëm aerob, ka mjaft efekte të mira në sistemin kardiovaskular edhe në figurën trupore dhe tonus të muskujve. Nëse keni vendosur që ta zëvendësoni automobilin me biçikletë dijeni që për gjysmë ore shpenzoni 431 kalori.

Vrapimi

Vrapimi është ushtrim aerob i cili është i shkëlqyeshëm për fitimin e kondicionit dhe forcimin e këmbëve dhe murit të barkut. Nëse dëshironi të hiqni kilogramë duheni të jeni të vetëdijshëm që çdo ditë duhet të vraponi disa kilometra, si shembull i keni maratonistët të cilët janë të gjithë të dobët. Pasi që lihet anash pjesa e sipërme të trupit, ekspertët rekomandojnë që përveç se me vrapim të merreni dhe me ndonjë aktivitet tjetër si noti ose ngritja e peshave. Për gjysmë ore vrapim humbni 431 kalori.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sportet më të mira për shëndetin tuaj Empty Re: Sportet më të mira për shëndetin tuaj

Mon 7 Nov 2011 - 19:08
Beni sport njerez esht menyra me e mire per te hequr stresin e per tu mbajtur ne forme
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi