Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lopez, femra e vitit  Empty Lopez, femra e vitit

Tue 8 Nov 2011 - 23:43
Një himn për feminilitetin! Kështu ka qenë shpërfaqja e këngëtares dhe aktores Jennifer Lopez në mbrëmjen 'glamour' të ceremonisë madhështore “Femra e vitit 2011”, ceremoni në të cilën doemos ka triumfuar Lopez.

Në 'Carnegie Hall' në Nju Jork, kjo ka qenë një shfaqje e jashtëzakonshme e Jennifer Lopez, në një mbrëmje enkas për femrat që kanë ndryshuar botën me punën e tyre, kurajon dhe idetë e tyre.

Tepër e hijshme edhe pas divorcit nga këngëtari Marc Anthony, i ati i fëmijëve të saj binjakë, Lopez shfaqet mahnitëse në ceremoninë, ku do të nderohej me këtë çmim nga Donatella Versace, me të cilën ka pasur edhe një diskutim i cilësuar si tepër inspurues.

Ajo është femra tipike, e cila për të arritur suksesin që ka sot, i është dashur të luftojë për vite me radhë për të rrokur ëndrrën e saj dhe atë që simbolizon në një farë mënyre ëndrrën amerikane.

Dhe tërë lufta e saj për të arritur majat i është shpërblyer, së fundmi edhe me një trofe tepër domethënës, “Femra e vitit 2011”, një vit i cili ka qenë me jo pak telashe për këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi