Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Plehrat, eksperti i BE: Shqipëria, jo vend grumbullimi

Thu 10 Nov 2011 - 11:48
Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA - Debati për ligjin e mbetjeve ka bërë që të dalin në një konferencë për shtyp ekspertët e Bashkimit Europian të kontraktuar për përafrimin e legjislacionit shqiptar, të cilët kanë sqaruar se ligji është në përputhje të plotë me dispozitat europiane. Crosset u shpreh se me anë të hartimit të “Ligjit teë Menaxhimit të Integruar te Mbetjeve” tashmë Shqipëria ka një ligj, i cili është totalisht në përputhje me ligjet dhe praktikat më të mira dhe bashkëkohore të vendeve të BE. “Historia që do te kthehet Shqipëria në nje vend ku do te grumbullohen plehra është një histori e pabesueshme. Me anë të këtij ligji do të rregullohen një herë e mirë të gjitha problemet, përsa i perket mbetjeve, duke forcuar dhe kontrolluar gjithnjë e me shumë zinxhirin mbetje - kosh—riciklim, çka do të bëjë të mundur elemimin në një shkallë shumë të madhe të mbetjeve”, tha eksperti. “Ky ligj është tërësisht i implementueshëm, dhe me kalimin e viteve, kur edhe standartet mjedisore ne Shqipëri të rriten, mund të pësojë ndryshime, gjithnjë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm”, theksoi Crossett. a.q/NOA
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Re: Plehrat, eksperti i BE: Shqipëria, jo vend grumbullimi

Thu 10 Nov 2011 - 11:50
Edhe Europa mendon per te miren e Shqiperise, kulmi i injorances eshte pse neve mos te mendojme te paret per te miren e Shqiperise...

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi