Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjakovë, dy të plagosur me thikë Empty Gjakovë, dy të plagosur me thikë

Thu 10 Nov 2011 - 21:57
Gjakovë, dy të plagosur me thikë ThikaDy të rinj nga Komuna e Junikut, kanë pësuar lëndime, që dyshohet të jenë shkaktuar nga mjeti i prehtë (thika). Njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimit është dashur të dërgohet në QKU në Prishtinë, pas trajtimit, që më parë kishte marrë në spitalin e Gjakovës, ka bërë të ditur të mërkurën policia, nëpërmjet një komunikate.

Ngjarja ka ndodhur të martën pasdite, kur një grup të rinjsh janë rrahur në mes veti, në rrugën “Marin Baleti”, në qendër të Gjakovës.

“Me të marrë informatën, Njësitet Policore të Stacionit në Gjakovë, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar dy persona të lënduar, të cilët më pas janë dërguar në spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor. Njëri nga të lënduarit (rreth 17 vjeçar) nga Juniku për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKU-Prishtinë”.

Policia ka bërë të ditur se njeh autorin e aktit, mirëpo për momentin ai gjendet në arrati.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi