30 gjëra që duhet t’i bëni para të 30-tave
Fri 11 Nov 2011 - 1:37
I ndjeni se akrepat e orës që lëvizin dhe gjendja depresive ju shtohet ndërsa i afroheni të 30-ve? Është koha të filloni ta shijoni jetën, ndërsa jeni ende të rinj dhe të shkujdesur.Ndër mundësitë e panumërta që keni përfshihen udhëtimet, publikimi i emrit tuaj në media, garat në maratona, ngrënia në një hotel me 7 yje dhe jeta në Londër, Francë dhe Kaliforni. Fantazia nuk njeh kufij. Bëni çfarë të doni, mjafton që të ndiheni të përmbushur dhe të mos i kujtoni me keqardhje vitet e rinisë. Të paktën do të keni mjaft histori t’ia tregoni nipërve dhe mbesave kur t’ju ulen në prehër dhe t’ju shohin plot admirim. Ndoshta lista është pak e ekzagjeruar, por ju bëni të pamundurën brenda mundësive që keni.UdhëtoniSapo të zini një vend të mirë në karrierë do të keni gjithnjë e më pak kohë të udhëtoni dhe të argëtoheni. Pas universitetit, para se të nisni një punë të re, shfrytëzojeni rastin dhe udhëtoni. Nuk do të pendoheni.
Publikoni diçka
Qoftë në gazetën e shkollës apo të qytetit, gazetat kombëtare apo si fituesi i historisë më të bukur, nuk ka asgjë më të bukur se ta shohësh emrin me germa të zeza në të bardhë. Shkrimi nuk ka pse të jetë vepër arti.
Shikoni filma
Do të ishte mirë të shihnit filmat më të shitur gjatë viteve, në mënyrë që të mos mbeteni jashtë në ndonjë diskutim kinematografik gjatë mbrëmjeve me miqtë. Lista e tyre është e gjatë, por më mirë pak se asgjë.
Jetoni në Londër
Jo të gjithë mendojnë se jeta në kryeqytetin më të madh bën për ta, por pak njerëz pendohen nëse e bëjnë. Një vend i mirë për ta vendosur veten në karrierën e zgjedhur. Londra është e përkryer për gjithçka.
Mësoni një gjuhë të dytë
Edhe pse gjuhët e huaja janë më se normale për një fshesaxhi në Bullgari, britanikët dhe amerikanët nuk janë aq të dhënë pas tyre. Në fakt, shumë prej tyre nuk flasin mirë as anglisht.
Vraponi në maratonë
50 km vrap janë ferri për shumë njerëz, por nëse filloni të praktikoheni pak në çdo ditë, shumë shpejtë do të jeni kampioni i lagjes. Duhet të jeni në formë të mirë trupore dhe shpirtërore para se të mbushni 30 vjeç.
Martohuni
Statistikat thonë se 50 për qind e 30-vjeçarëve janë ende të pamartuar. Nuk ka pse t’ju vijë keq, por marrëdhëniet seksuale në shtratin martesor janë shumë më të mira se kënaqësitë e një beqari të dëshpëruar.
Siguroni të ardhmen
Kjo është më e lehtë në të thënë se në të bërë, por ajo që duket e bukur për momentin do të kalojë shpejt, dhe në fund do të mbeteni vetëm ju me pensionin tuaj. Shumë pak janë kaq guximtarë sa ta provojnë.
Vizitoni Parisin
Thonë që është qyteti më romantik në botë. Kush e di? Do të ishte mirë të shkonit ta provonit personalisht. Asnjëherë nuk i dihet, mund t’ju pëlqejë kaq shumë sa të qëndroni atje.
Bëni diçka për bamirësi
Qoftë të vraponi në një maratonë, të merrni pjesë në një ngjarje të drejtpërdrejtë ku mblidhen para për viktimat e tragjedive, apo çfarë të doni ju, mos festoni 30-vjetorin pa e bërë bamirësi më parë.
Jepni dorëheqje
Jeni të lodhur me profesionin e momentit dhe ëndrra juaj është diçka tjetër? Zgjidhja është ndryshimi, edhe pse jo gjithmonë kaq i lehtë. Nëse jeni të sigurt për atë që doni të bëni, mos hezitoni.
Lexoni libra
Do t’ju duhet një jetë e tërë të lexoni të gjithë librat më të shitur në botë, por mundohuni të shfletoni sa më shumë të keni mundësi. Mos harroni edhe ndonjë gazetë të përditshme.

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: 30 gjëra që duhet t’i bëni para të 30-tave
Fri 11 Nov 2011 - 9:05
...nga 11 gjerat me siper 4 nuk kam bere!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi