Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Femra në rilinjde  Empty Femra në rilinjde

Fri 11 Nov 2011 - 14:02
Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër. Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron.
Nuk flas vetëm për dhimbjet e pafund, për ato plagë të shkaktuara si nga mina anti njeri që të shkakton vdekja apo sëmundja. Flas për ty që kjo periudhë nuk mbaron kurrë, që po luan me ekzistencën në një punë të vështirë, që çdo mëngjes është një provim më keq se në shkollë. Ti gjykatëse e papërkulshme e vetvetes, që nga mënyra sesi shefi do të të vështrojë do të vendosësh nëse je në lartësinë e duhur apo se duhet të dënohesh. Dhe kështu ky provim nuk mbaron kurrë.

Dhe je ti që e bën të zgjasë. Ose flas për ty, që ke frikë të flesh me një mashkull, që je e terrorrizuar se një histori të merr ajrin, që nuk flirton me askënd sepse ke tmerrin se dikush futet në jetën tënde. Më keq: se ke frikë mos ngec ti e pastaj vuan si qen. Je e lodhur: është gjithmonë dikush me të cilin duhet të justifikohesh, që do të të ndryshojë ose që duhet të ndryshosh ti për ta mbajtur pas vetes, kështu po rrit vetminë brenda në shtëpi. Madje e rrëfen, e thua edhe kur flet me të tjerat: ”Unë jam mirë kështu. Jam mirë kështu. Jam mirë e më më mirë kështu.” Dhe qielli ulet një pëllëmbë më shumë.

Ose me atë djalë ke bashkëjetuar, ke jetuar Krishlindje e Pashkë. Ka kaluar shumë kohë, dhe në atë mashkull ke derdhur shpirtin, ke hedhur aq shumë shpirtin sa një ditë fillon të kërkosh pas pasqyrës sepse nuk di më në cilën je shndërruar. Sido që të ketë shkuar, tani je këtu dhe e di që ka qenë një moment në të cilin ke parë postë dhe i kishe këmbët të lidhura. Kudo që të kesh qenë ke qenë ngushtë: në lidhjen tënde, në punën tënde, në vetminë tënde. Dhe ishte krizë dhe ke qarë. Zot sa qani! Në stomak keni një burim uji. Ke qarë ndërsa ecje në një rrugë të populluar, në stacionin e metrosë, në motor.

Aq papritur. Nuk mund ta mbaje. Dhe atë natë që more makinën dhe i dhe për orë të tëra, me qëllim që ajri i errësirës të të thante faqet? Dhe pastaj ke gërmuar e ke folur, sa flisni vajza! Jeni fjalë e lot. Për të kuptuar, për të nxjerrë jashtë një rrënjë 6 metra të gjatë që t’i japë një kuptim dhimbjes tuaj. ”Përse veproj kështu? Pse përsëris të njëjtën skemë? Mos ndoshta jam e çmendur?” I kanë bërë të gjitha këto pyetje. Atëherë i futesh me themel historisë tënde, me dy, a katër duar dhe dalin në dritë mijra copa. Një mister i ndërlikuar. Ja këtu fillon gjithçka.

Nuk e dije? Nga ajo kurajo e madhe që duhet për të parë veten kështu, të përbërë nga mijra pjesë, që do të rifillosh. Sepse një femër rifillon gjithësesi, ka brenda një instinkt që e tërheq përpara. Do të të duhet një strategji, duhet të shpikësh një mënyrë për një ti të re. Sepse të ka qëlluar të rinjihesh përsëri, për t’iu prezantuar vetvetes. Nuk mund të jesh ajo e mëparshmja. Përpara gërmimit. Nuk të entuziasmon? Do të të tërheqë dalëngadalë. Të dashurohesh përsëri me vetveten, ose për herë të parë është si një karburant.

Niset ngadalë duhet të këmbëngulësh. Por kur ndizet ikën me revan. Të rindërtosh vetveten është një aventurë. Më e madhja. Nuk ka rëndësi nëse e nis nga shtëpia, nga ngjyra e perdeve apo nga prerja e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, femra në rilindje, për atë mënyrën e mrekullueshme me të cilën i ulërisni botës ”jam e re “ me një fund me lule apo me një kaçurrel të freskët bjond. Sepse të gjithë duhet të shohin e të kuptojnë: ”Kujdes kantieri është i hapur, po punojmë edhe për ju. Por mbi të gjitha për vetveten tonë”. Më shumë se mëngjeset, më shumë se dielli, një grua në rilindje është mrekullia më e madhe. Për atë që etakon dhe për vetveten. Është pranvera në nëntor,atëhere kur nuk e pret.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi