Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Shfryhet superfuqia energjitike Empty Shfryhet superfuqia energjitike

Sat 12 Nov 2011 - 10:15
Shfryhet superfuqia energjitike QeveriaMinistria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi dje se do të kërkojë zgjidhjen e njëanshme të dymbëdhjetë kontratave koncesionare që janë dhënë në vitet 2008-2009 për ndërtimin e hidrocentraleve private, duke premtuar miliona euro investim, por që rezultuan një dështim i plotë.

Ministria nuk është në gjendje të anulojë menjëherë kontratat, por duhet t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar shfuqizimin e tyre si palë kontraktore. Dymbëdhjetë shoqëritë patën premtuar investimin e 56 milionë eurove për ndërtimin e hidrocentraleve me kapacitet të përgjithshëm prej 74 MË, por që tre vjet pas koncesionit, nuk kanë respektuar afatet dhe sipas METE-s, nuk kanë vendosur garanci monetare në masën 10 për qind të investimit të premtuar, siç parashikohet në kontratë.

Merr kështu një drejtim të ri historia e koncesioneve në energjetikë, koncesione që u dhanë me shumicë nga qeveria për kompani të vogla e të panjohura, duke u reklamuar si një reformë madhore, por që rezultoi një rrugë me arka bosh.

Kontratat koncesionare u dhanë nga qeveria përmes proceseve tenderuese shumë të dyshimta, ku kompanitë private premtonin se do të ndërtonin hidrocentrale të vegjël, ndërsa qeveria premtonte se do të blinte me çmim të lartë të gjithë energjinë e prodhuar. Në total, rreth 400 hidrocentrale supozohej të ndërtoheshin me këtë skemë. Por shumë shpejt, pas dhënies së koncesioneve, rezultoi se koncesionmarrësit qenë kompani krejtësisht të panjohura dhe qeveria nuk pyeti asnjërin prej tyre nëse dispononte ekspertizë apo nëse dispononte burime financiare të nevojshme për ndërtimin e hidrocentraleve. Për më tepër, shumë prej koncesionmarrësve rezultuan thjesht spekulantë, njerëz që morën një koncesion me shpresë se do t’ia shisnin një investitori serioz më shtrenjtë.

Kryeministri Berisha pranoi pak javë më parë se skema e tij e koncesioneve në energjetikë nuk po ecte dhe urdhëroi heqjen e koncesioneve për kompanitë që nuk kishin filluar punimet. Ministria anuloi 12 kontrata për ndërtimin e 33 hidrocentraleve të vegjël, e barabartë kjo me rreth 10 për qind të totalit të kontratave të nënshkruara.

Pavarësisht se ministria e mori vendimin e saj, kompanitë koncesionare do të vijojnë të mbajnë koncesionet e tyre për sa kohë gjykatat nuk kanë dhënë fjalën e fundit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi