Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Xhokonda është në të vërtetë një burrë Empty Xhokonda është në të vërtetë një burrë

Sat 12 Nov 2011 - 13:43
Xhokonda është në të vërtetë një burrë Xhokondi-kopertinaXhokonda ka qenë në të vërtetë një travestit. Këtë teori mbështet studiuesja Sofi Herfort në librin e saj (Le Jocond), i cili është publikuar në të njëjtën ditë që është hapur edhe ekspozita e Leonardo da Vinçit në Londër.

Nëse Xhokonda ishte në të vërtetë Liza Gedini, gruaja e Françesko del Xhokondës, atëherë pse piktura nuk ka qenë kurrë pronë e këtij të fundit. Dhe për më tepër, si shpjegohet që piktori nuk e ka ndarë kurrë nga vetja portretin, të cilin e ka marrë me vete në Francë?

Autorja ngul këmbë se përgjigja është e thjeshtë: Modelja në fakt është një model, një farë Salai, ndryshe Xhan Xhakomo Kaproti, nxënës dhe i dashur i vetë Leonardos. Da Vinçi është zbavitur duke e paraqitur atë si femër, me të njëjtat rroba që ai mbante zakonisht brenda mureve të shtëpisë.

Portretit i janë dhënë më pas nota femërore për shkak të censurës, duke i shtuar vellon mbi flokë dhe një gjoks më femëror. Sipas studiueses Hertfort, Leonardo u njoh me Salain në 22 korrik të vitit 1490 në Oreno, në hyrje të Milanos, dhe mbeti i mahnitur nga bukuria e tij. Më pas ai e mori në punë dhe u dashurua me të çmendurisht, saqë i plotësonte çdo lloj teke.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi