Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Xhelozia  Sëmundje Empty Xhelozia Sëmundje

Sun 13 Nov 2011 - 12:20
Xhelozia është sëmundje dhe unë nuk kam asnjë dyshim për këtë, pasi jam vetë viktimë e saj. Jam tmerrësisht xheloze dhe kjo po më shkakton probleme në lidhjen time me të dashurin, por nuk arrij që ta kontrolloj. Ne kemi 5 muaj të lidhur dhe jemi ende në fillim, por edhe gjatë kohës së njohjes unë bëhesha shumë xheloze për të. ndonjëherë e teproj dhe jam e vetëdijshme, por nuk arrij ta kontrolloj veten.Bëhem xheloze për çdo femër që ai ka afër, për nënën e tij, për motrën, për shoqet që ka ai, për çdo gjë. Ekstremi është që ndonjëherë bëhem xheloze edhe për shitëset e dyqaneve, nëse ai shkon dy herë tek i njëjti dyqan mes nesh fillojnë konfliktet, nëse ai më tregon se shkon tek parukierja për të prerë flokët nis sherri përsëri. Unë nuk di si të veproj, sepse kjo është e përditshme dhe përditë më ndodh që të kem një arsye për tu bërë xheloze, jo sepse më jep i dashuri im shkak për tu bërë xheloze.

Unë kam besim të plotë tek ai, por nuk kam besim tek femrat e tjera. Pastaj, nuk e di nuk arrij ta kontrolloj ndjenjën e xhelozisë. Më ndodh ndonjëherë që bëhem keq edhe pa arsye, vetëm kur mendoj, apo kur imagjinoj se mund ta humbas. Kam pyetur shoqen time për këtë dhe ajo më ka thënë se ndoshta nuk jam e bindur në ndjenjat që ka ai për mua, apo kam pak vlerësim për veten, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë e vlerësoj veten, me të mirat dhe të këqijat që kam dhe jam shumë e bindur tek ndjenjat e të dashurit tim, ai më tregon çdo ditë që më do dhe jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra.

Gjatë këtyre 5 muajve jemi ndarë dy herë për shkak të xhelozisë sime ekstreme dhe herën e fundit ai më ka thënë se nuk do toleroj më që ne të zihemi për shkak të kësaj dhe aq më pak që unë të bëj skena xhelozie në publik. U betova se nuk do të ndodhte më dhe kam filluar të luftoj me veten. Të bindem që nuk kam asnjë arsye pse të bëhem xheloze, por është e pamundur është më e fortë se unë. Pardje ndodhi e njëjta gjë. Ne ishim në një klub së bashku me shoqërinë e tij dhe një nga shoqet që ishte me ne i hodhi dorën në qafë të dashurit tim.

U bëra keq menjëherë, më iku totalisht humori dhe fillova të sillesha keq me shoqen e tij dhe të dashurit tim nuk i fola fare gjatë gjithë darkës. Për shkakun tim atmosfera në tavolinë filloj të bëhej e rëndë, kështu i dashuri im i kërkoi falje shoqërisë dhe u larguam. U zumë keq gjatë rrugës për në shtëpi dhe ai më tha se ky ishte fundi i lidhjes sonë dhe se nuk mund të duronte më. Ai më tha se unë e ula përpara shoqërisë së tij dhe për më tepër ofendova edhe njërën nga shoqet e tij të fëmijërisë, pra vajzën që i kishte hedhur dorën në qafë. Kemi dy ditë që nuk kemi folur në telefon dhe nuk më ka kthyer përgjigje as mesazheve të mia.

Unë jam e dëshpëruar dhe nuk arrij ta besoj se si mund të humbisja dashurinë e jetës sime vetëm nga një gjest *****, nga diçka e parëndësishme. I kam kërkuar që të takohemi dhe të flasim, iu betova se këtë herë do të ishte hera e fundit që ndodhte diçka e tillë dhe nëse ai kthehej përsëri me mua, unë do përpiqesha të ndryshoja. I kërkova ndihmë që ta largoj këtë sëmundje nga vetja. Ai më ktheu një përgjigje të thatë me sms, “Ok, do takohemi dhe do flasim. Do të telefonoj unë”. Të them të drejtën kjo përgjigje më lëndoi shumë, pasi pretendoja se lidhja mes nesh është mjaft e fortë.

Tani po pres që të më telefonojë që të takohemi dhe të flasim. Nuk e di çfarë pres nga ai, jam e vetëdijshme që për gjithçka është faji im, por nuk mundem të ndryshoj. Është më e fortë se mua. Nuk di çfarë mund t’i them, sepse ai më ka thënë edhe më parë, më paralajmëroi se nuk do ta toleronte më xhelozinë time. Ju lutem si mund të kurohet xhelozia? Si mund të shpëtoj nga kjo sëmundje? Duhet ta bëj patjetër për hir të dashurisë që kam për atë, por edhe për vete, sepse ndihem shumë keq.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi