Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studimet jashtë Shqipërisë Empty Studimet jashtë Shqipërisë

Sun 13 Nov 2011 - 15:55


Pavarësisht një numri të konsiderueshëm universitetesh që operojnë në Shqipëri, dëshira e të rinjve shqiptarë që duan të arsimohen jashtë mbetet e madhe.

Këtë e dëshmon edhe interesimi i Universitetit Amerikan në Bullgari, ku që prej vitit 1992 kanë studjuar me qindra shqiptarë.

Gjatë këtij viti akademik janë 140 studentë nga Shqipëria që ndjekin studimet në këtë universitet në degë të ndryshme.

David Huwiler, president i Universitetit Amerikan në Bullgari, thotë se ka ardhur për të rekrutuar studentë, pasi Shqipëria është një treg i rëndësishëm.

Ai pohon se pas studentëve bullgarë numri më i madh i studentëve të huaj që studjojnë në këtë universitet janë shqiptarë. Në bashkëpunim me fondacionin SOROS, ky universitet ka një sistem bursash.

“Ne japim disa lloje bursash bazuar në nevojë dhe mbi disa kritere të tjera ku më kryesori është merita. Qëllimi kryesor është thithja e studentëve më të mirë. Shimica e bursave jepet pas një testi vlerësimi dhe shuma që studenti paguan është bazuar në pikët e marra në këtë test. Ata të cilët arrijnë 1350 pikë e sipër studiojnë falas dhe ata të cilët arrijnë të marrin nën këtë nivel duhet të paguajnë dicka”, sqaron Huwiler.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi