Për shkak të një femre, rrihet për spital Ledri Vula
Sun 13 Nov 2011 - 17:40
Javës që kaloi, ka ndodhur një gjë që mund të duket e zakonshme për ata që janë mësuar të lexojnë faqet e kronikës së zezë. Ne shpesh lexojmë për dhunë të ushtruar mes të rinjve, e madje disa raste degjenerojnë në atë masë sa dikush mund edhe të humbë jetën. Ka raste që dhuna shkaktohet sepse sherri niset prej një femre. Një rast i ngjashëm pak ditë më parë i ka ndodhur edhe rep-këngëtarit të njohur, Ledri Vula.
Sipas informacioneve tona, Ledri Vulaj është rrahur në Kumanovë nga një grup i panjohur, duke e katandisur në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe menjëherë është transferuar në spitalin e Kumanovës fillimisht, ndërsa më vonë është transportuar edhe në Prishtinë. Thuhet se konflikti mes tij dhe grupit që ka rrahur reperin, ka ardhur si pasojë e një femre me të cilën Ledri kishte filluar një lidhje intime. Ai me mikun e tij Visarin kishin qenë për një koncert në këtë qytet, por gjërat nuk shkuan aq mirë për shkak të incidentit që ishte krijuar pas mbarimit të mbrëmjes muzikore. Reagim nga reperi ende nuk ka pasur për rastin në fjalë, edhe pse tentuam të kontaktojmë, por nuk ia arritëm që të mësojmë të vërtetën nga vetë Ledri.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi