Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova FMN: Makroekonomia Kosovës, në rrugë të duhur

Mon 14 Nov 2011 - 12:04
14.11.2011 | 11:25
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se, për arsye të qasjes së kufizuar në tregjet financiare botërore, Kosova ka shmangur çrregullimet serioze të krizës që po e dridh eurozonën.
Në njoftimin që është postuar në web faqen e FMN-së, thuhet se ekonomia e Kosovës është parashikuar të rritet me 5 për qind gjatë këtij viti. Sistemi bankar ka mbetur i qëndrueshëm, me likuiditet të shëndetshëm dhe mbulesë e kapitalit, thuhet në komunikatën e FMN-së.

Komunikata e FMN-së citohet të dielën edhe nga agjencia e lajmeve AP.

Mes tjerash, në këtë komunikatë thuhet se misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i udhëhequr nga Johannes Wiegand, nga diskutimet e mbajtura me autoritetet kosovare nga data 2 deri më 11 nëntor ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka bërë hapa vendimtar drejt qëndrueshmërisë fiskale në menaxhimin më të fortë dhe ekzekutimin e buxhetit.

Menaxhimi i shëndoshë fiskal mund të hapë rrugën për ndihmën financiare nga FMN-ja në vitin 2012 dhe për të lehtësuar vazhdimin e mbështetjes së donacioneve.

Në komunikatë tutje thuhet se “Politikat makroekonomike dhe financiare në Kosovë janë plotësisht në rrugën e duhur”. Shkurtimet e shpenzimeve prej 60.000.000 € janë zbatuar, ndërsa “Reformat në sektorin financiar janë duke përparuar. Progres i mirë është bërë edhe në rishikimin e ligjit bankar dhe mikrofinancave”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar kushtuar Kosovës. /rtk-zëri/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi