Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shet në internet vajzën dymuajshe, për 2 mijë dollarë Empty Shet në internet vajzën dymuajshe, për 2 mijë dollarë

Tue 15 Nov 2011 - 2:03
Shet në internet vajzën dymuajshe, për 2 mijë dollarë Vajze-krevat-noaSHBA, 14 nëntor 2011 NOA/R.Bulku - Joana Delacruz Huerta, një femër amerikane 29-vjeçare ka shitur vajzën e saj 7 javëshe tek një tjetër femër, Marilu Munoz. Gjithçka është kryer në këmbim të 2 mijë dollarëve të cilat do të paguhen me këste.

Që të dyja janë akuzuar nga autoritetet e shtetit të Teksasit për shitjen e marrjen në pronësi të të porsalindurës, që konsiderohet një krim nga i cili mund të rrezikojnë deri në dhjetë vite heqje lirie.

Policia lokale në Teksas, deklaroi se ka zbuluar se shitja është kryer në një llogari anonime dhënë online dhe dërgesa është kryer ditën e enjte në mëngjes, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Rreshteri Lynn Beard ka pohuar se disa pagesa ishin kryer lidhur me këtë shitje të paligjshme.

Për momentin autoritetet ende nuk e dinë se kush është babai biologjik i fëmijës apo dhe se si dy femrat hynë në kontakt me njëra-tjetrën.

Aktualisht fëmija ndodhet në një jetimore, deri sa të vendoset nga seanca gjyqësore për të dhënë kujdestarinë përfundimtare të saj.

“E kemi dërguar në një strukturë ku personeli po kujdeset për të dhe gjithçka ajo ka nevojë”, - ka pohuar Marleigh Meisner, zëdhënësja e agjencisë për mbrojtjen e të miturve, “Child protective servise”.
r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi