Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Brad Pitt: Pas 3 vjetësh dal në pension, po mbush 50 vjeç Empty Brad Pitt: Pas 3 vjetësh dal në pension, po mbush 50 vjeç

Tue 15 Nov 2011 - 2:11
Brad Pitt: Pas 3 vjetësh dal në pension, po mbush 50 vjeç Brad-pitt-noaKaliforni, 15 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Është 47 vjeç, por nuk i tregon aspak dhe ndonëse të gjithë e mbajnë mend dhe vazhdojnë ta identifikojnë me mashkullin e bukur dhe të dëshiruar nga miliona femra në mbarë botën, ai pohon se do të dalë në pension vetëm pas tre vitesh.

Brad Pitt, bukuroshi i botës së Hollywood dhe bashkëshort i Angelina Jolie (së bashku kanë gjashtë fëmijë, tre të adoptuar), është i gatshëm të largohet nga bota e kinemasë në moshën 50-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur pas dhënies së një interviste nga vetë aktori i famshëm, në emisionin australian “60 Minutes”.

Pyetjes se sa kërkon ai të vazhdojë në këtë karrierë, aktori i është përgjigjur: “Dua edhe tre vite e mandej do të dal në pension. Unë nuk do të luaj më filma”.

Megjithatë janë të shumtë ata persona që nuk e besojnë këtë deklaratë.

Pas më shumë se 30 vite karrierë dhe rreth 40 filma, Pitt po kërkon t’i dedikohet vetëm familjes.

Brad, që aktualisht po promovon filmin e ri “Moneyball”, në intervistën e dhënë, gjithsesi ka ka shtuar: “Mund të vazhdoj, por vetëm si producent dhe kjo për të bërë të ditura disa histori që njerëzit vështirë se i njohin”.

r.b/NO
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Brad Pitt: Pas 3 vjetësh dal në pension, po mbush 50 vjeç Empty Re: Brad Pitt: Pas 3 vjetësh dal në pension, po mbush 50 vjeç

Tue 15 Nov 2011 - 2:27
Talent
Bukurosh
Do ngelet perfect ne disa role te tij sikurse Akili ne TROYA.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi