Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femrat njohin meshkujt e shëmtuar edhe pa i parë Empty Femrat njohin meshkujt e shëmtuar edhe pa i parë

Thu 17 Nov 2011 - 1:03
Femrat janë në gjendje të zbulojnë meshkujt e shëmtuar edhe nëse ata nuk publikojnë një foto në profilin e tyre në rrjetet sociale apo faqet e njohjeve, ishte zbulimi i befasishëm i një studimi të ri. Për një arsye të pashpjegueshme, femrat janë në gjendje të identifikojnë një mashkull fizikisht tërheqës duke lexuar thjesht përshkrimet në profilin e tij.Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ekzistencën e të ashtuquajturës shqisë e gjashtë, por për aftësinë e meshkujve të pashëm për të shkruar me bindje mbi cilësitë e tyre fizike e morale. Nga ana tjetër, meshkujt jotërheqës priren të vënë në dukje më shumë arritjet e tyre shkollore, profesionale, vendosin fotografi jo të vetes ose të vendeve të bukura ku kanë qenë, cilësi që në nënvetëdije, nuk i kalojnë pa shpëtuar pothuajse asnjë femre.

Këtë përfundim arriti studimi i një universiteti në Filadelfia. Testimi u krye pasi 100 meshkuj u ndanë në katër grupe me 25 persona, duke u vlerësuar në shumë tërheqës, tërheqës, jotërheqës dhe aspak tërheqës nga një juri prej 50 femrash në moshë nga 20-40 vjeç.

Më pas, femrat duhet të shihnin profilet e tyre reale, ku nuk ishte publikuar asnjë fotografi dhe përfundimi ishte i befasueshëm, shumica e femrave nuk gabonin dhe ishin në gjendje të kuptonin se në cilin prej katër grupeve përkiste mashkulli anonim, profilin e të cilit po lexonin.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femrat njohin meshkujt e shëmtuar edhe pa i parë Empty Re: Femrat njohin meshkujt e shëmtuar edhe pa i parë

Mon 9 Jan 2012 - 16:20
Shume e vertet jane disa shenja,sjellje te meshkujve qe te japin te kuptosh se kush mund te jete,,
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi