Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

> Ngrihet në këmbë Mitrush Kuteli Empty > Ngrihet në këmbë Mitrush Kuteli

Tue 23 Feb 2010 - 19:05
Përfundon monumenti i realizuar nga Muntaz Dhrami

Pak ditë pas 101- vjetorit të lindjes së prozatorit Mitrush Kuteli,
përfundon monumenti i tij i realizuar nga skulptori Muntas Dhrami.
Monumenti është në përmasat e atij të Lasgush Poradecit 3.5 m i lartë
dhe do të vendoset në breg të liqenit në tapetin e barit pranë
monumentit të poetit. Dhe sipas një projekti paraprak, midis tyre do të
vendoset një shatërvan me pllaka bakri nga ku mund të transmetohen
pjesë të regjistruara nga veprat e dy autorëve. Skulptori Dhrami pohon
se për realizimin e veprës ka bërë disa bocete dhe më së fundi është
pëlqyer varianti mbi të cilin është krijuar monumenti që shohim në këtë
foto. Edhe familjarët e shkrimtarit kanë pëlqyer pikërisht këtë variant
ku Kuteli paraqitet në këmbë, në njërën dorë mban borsalinën dhe në
anën tjetër cigaren. Autori ka realizuar një vështrim të mprehtë të
Kutelit që shikon larg në horizont.

Tashmë monumenti është në
procesin e derdhjes në bronz dhe pas pak ditësh ai do të kthehet në
vendlindjen e Kutelit aty ku është rritur mjeshtri i prozës shqipe në
qytezën e tij që qëndron mbi ujë, midis dremitjes së liqenit, pyllit të
gështenjave zallit të shkretuar ku u shkruan perlat si “Lumi i madh”,
“Xha Brahua i Shkumbanores”, “Netët e Kollozhekut” apo “Pemin e Shën
Naumit”.

Për realizimin e monumentit janë shpenzuar 90 milionë
lekë, fond i dhënë nga Bashkia e Pogradecit. Ndërkaq, një vit pas
ndërprerjes së ndërtimit nga themelet të shtëpisë muze të Kutelit, puna
ka rifilluar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi