Të jesh i sjellshëm, nuk paguhesh
Fri 18 Nov 2011 - 0:15
Fatkeqësisht e keqja paguhet. Në përgjithësi, një ujk fiton rreth 9 mijë dollarë më shumë se një qengj. Kështu, fshirja e fjalëve faleminderit dhe të lutem nga fjalori e rrit 18 për qind më shumë pagën. Zakonisht të kritikosh kolegët të bën të dukesh kompetent. Të ndjekësh me përpikmëri qëllimet e karrierës nuk i lejon vetes asnjë lloj hapësire, madje nuk ke kohë as për një kafe mes miqsh. Asnjë epror nuk mund ta kalojë kohën me punonjësit e tij. Mirësjellja në zyrë ndikon negativisht si te të ardhurat ashtu edhe te karriera. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga tre universitete, ai i Notre Damit, Kornellit dhe i Ontarios Perëndimore. Studimi është publikuar në Journal of Personality and Social Psychology. Edhe pse konteksti është tipik amerikan dhe mendja të shkon menjëherë te Wall Street-i, rezultatet e sondazheve nuk janë aq të huaja për vendet e tjera. Ajo që e rrit edhe më shumë atmosferën e ligjit të xhunglës, është bindja se në përgjithësi një burrë shpërblehet për një sjellje të vrazhdë që bën, ndërkohë që rregulli nuk zbatohet për gratë. Të qeshura ose të pasjellshme, femrat fitojnë gjithmonë 10 mijë dollarë më pak se kolegët meshkuj.
Studimi i shkencëtarëve bazohet te tre kërkime të publikuara më parë dhe te një sondazh, pjesë e të cilit kanë qenë 10 mijë persona, konkretisht punëtorë dhe të tjerë me pozicione karriere të ndryshme. Çdo njeri e njeh çështjen në fjalë, madje edhe të rinjtë e sapodalë nga bankat e shkollës. Nga pesë tiparet që përbëjnë personalitetin e një individi (mendjehapur, i vetëdijshëm, i mirësjellshëm, qëndrueshmëri emocionale, i hapur), vetëm njëri është i dëmshëm për karrierën: mirësjellja.
Zakonisht këtë tipar e shohim si aftësi për tu dhënë vlerë marrëdhënieve me të tjerët, për të ndihmuar një koleg në vështirësi, për tu ndier vetvetja në punën në grup dhe për tu konsideruar një mik i këndshëm për të tjerët, në mënyrë që të të frekuentojnë edhe në kohën e lirë. Asgjë nga këto që përmendëm më lart nuk klasifikohen te mirësjellja, sidomos në punë. Në vendin e punës duhet të dish ti kërkosh gjërat me forcë. Të rebelohesh kundër të këqijave. Të mbrosh pozicionin tënd nëpër konflikte. Të përdorësh armën e inatit, në mënyrë që të dëgjohesh.
Të marrësh gjithmonë pjesën më të madhe të tortës. Sepse një qëndrim që nuk ka lidhje me mirësjelljen është tregues i aftësisë dhe i suksesit, sidomos në ato ambiente ku mbizotëron konkurrenca dhe agresioni, shpjegojnë studiuesit.

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Të jesh i sjellshëm, nuk paguhesh
Fri 18 Nov 2011 - 11:54
E mira sjell te miren, e keqja sjell te keqen.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi