Piloti bllokohet në tualet, panik mes pasagjerëve
Fri 18 Nov 2011 - 14:55
Një pilot shkaktoi një panik të vërtetë në avionin që ishte duke e drejtuar për në New York, pasi mbeti për disa minuta në tualet, pa asnjë njeri në kontrollin e aeroplanit.
Lajmi i raportuar të enjten nga mediet amerikane ndodhi në një udhëtim të shkurtër, në bordin e një avioni të vogël, të drejtuar nga një pilot i vetëm.
Në mesin e fluturimit, pasi ndjeu një nevojë biologjike, piloti vendosi avionin në sistemin e drejtimit automatik, për tu larguar për fare pak kohë. Megjithatë, pasi përfundoi punë në tualetin e ndodhur në fundin e avionit, piloti nuk arrinte dot të hapte derën, e cila u bllokua, transmeton TCH.
Si rrjedhojë, ai u detyrua të kërkonte ndihmën e pasagjerëve, të terrorizuar nga fakti që piloti i tyre kishte mbetur i mbyllur brenda tualetit. Kulla e kontrollit, duke parë se piloti po dilte jashtë kursit, vendosi nën alarm avionët luftarakë.
Megjithatë, për fat të mirë, incidenti u zgjidh pas pak minutash, me pasagjerët që arritën të shpërthenin derën dhe të lironin pilotin e bllokuar.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi