Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rritet numri i të varfërve  Empty Rritet numri i të varfërve

Fri 18 Nov 2011 - 18:51

Qeveria pranon zyrtarisht se kriza ka rritur numrin e të varfëve në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punës tregojnë se numri i familjeve, që kanë nevojë për ndihmë ekonomike ka arritur në mbi 104 mijë, ose 7 mijë më shumë sesa ishte në 2010-ën.

Krahasuar me vitin 2008, përpara se të niste kriza, numri i familjeve në nevojë është rritur sipas të dhënave zyrtare me rreth 10 mijë e 700. Të varfërit janë shtresa që po goditet më fort nga kriza ekonomike, për shkak të strukturës së të ardhurave që kanë familjet shqiptare.

Fatkeqësisht pjesa më e madhe e familjeve, sidomos atyre me të ardhura të pakta janë të varura në pjesen më të mirë dërgesat e emigrantëve dhe fare

Të varfërit janë shtresa që po goditet më fort nga kriza ekonomike, për shkak të strukturës së të ardhurave që kanë familjet shqiptare


pak nga akivitetet ekonomike. Një vrojtim i kryer dy vjet më parë nga Banka e Shqipërisë gjeti se janë rreth 180 mijë familje që përfitojnë dërgesa nga jashtë.

Sipas vrojtimit, nëse nuk do të ishte ky burim të ardhurash, 40 për qind e tyre do të jetonin në varfëri ekstreme. Madje në fshat ku varfëria është më e lartë, dërgesat janë burim jetik, pasi përbëjnë 66 për qind të të ardhurave për ato familje që kanë të afërm jashtë.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, emigrantët dërguan tek familjet e tyre 75 milionë euro më pak se sa e njëjta periudhë e vitit 2009. Tkurrja me gati 18 për qind në një kohë të shkurtër, po bën që shumë nga këto familje të bien sërish në kthetrat e varfërisë.

Kriza po godet të varfërit

Rënia e pandalshme e dërgesave nga emigrantët po rrit kostot sociale të krizës në Shqipëri. Ky mund të jetë një problem jo i vogël në kushtet kur buxheti nuk ka mundësi të rrisë mbështetjen për këto shtresa për shkak të veshtiresive financiare të qeverisë.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm fondet për rritjen ekonomike janë rreth miliarde leke, qe krahasuar me dy vjet me pare eshte 15 per qind me shume. Por efekti i ndihmës ekonomike tek familjet e varfëra është i kufizuar, për shkak të pagesës së vogël mujore, por edhe faktit që shumë prej kësaj ndihme nuk përfiton realisht tek ata qe kane vertete nevoje per te. Banka e Shqipërisë thotë se burimi i dytë më i rëndëishëm i familjeve shqiptare, qe jane te varura nga dergesat është paga dhe pastaj bujqësia.

Në këto kushte ndoshta qeverisë do t’i duhet të rishikojë politikat sociale që mbështesin shtresat në nevojë dhe një nga to mund të jetë lehtësimi i taksave të rritura mbi pagat. Një ide kjo që po gjen mbështetje edhe tek disa nga ekspertët më të njohur të vetë maxhorancës, të cilët sugjerojnë rritjen e kufirit të patatueshëm, që ka mbetur i fiksuar në nivelin 10 mijë lekë që nga koha e vendosjes së taksës së sheshtë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rritet numri i të varfërve  Empty Re: Rritet numri i të varfërve

Fri 18 Nov 2011 - 19:54
Se mos pyet njeri!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi