Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Leonora Jakupi: Nuk kam vjedhur këngën nga serbët Empty Leonora Jakupi: Nuk kam vjedhur këngën nga serbët

Sat 19 Nov 2011 - 20:40
Leonora Jakupi: Nuk kam vjedhur këngën nga serbët Leonora-jakupi-300x255Këngëtarja e njohur kosovare Leonora Jakupi mohon të ketë vjedhur këngën e saj të fundit me të cilën po konkuron në festivalin “Kënga Magjike” në Shqipëri.
E pranishme në emisionin televiziv “Opinion” në Tv Klan, Jakupi tha se kishte qëndruar tre netë pa gjumë nga lajmi i publikuar në media dhe akuzat për vjedhje të këngës me titull “Këngë e pa kënduar”.
Jakupi akuzohej se kishte vjedhur melodinë e këngës nga këngëtarja serbe Jelena Tomasevic. Jelena Tomasevic me këngën “Oro” kishte konkurruar në Eurovizion në vitin 2008. Jakupi tha se edhe nëse do të kishte patur diçka të tillë ajo nuk do të ishte vjedhje e Leonora Jakupit por e kompozitorit. Këngëtarja tha se nuk mund të quhet vjedhje ngjashmëria e konstatuar mes dy këngëve dhe se gjithçka e kishte lënduar pasi media e kishte trajtuar në sens negativ se si ajo kishte kopjuar nga serbët.
Leonora tha se nuk e dëgjonte muzikën serbe dhe se nuk mund ta bënte kurrë që të kopjonte nga serbët edhe nga vet historia e familjes së saj dhe ajo çka i kishte ndodhur babait në kohën e luftës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi