Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty A thua e marrin vesh prindërit?!

Sun 20 Nov 2011 - 1:55
A thua e marrin vesh prindërit?! Gossip-girls-smallPeriudha e adoleshencës cilësohet si mosha më e dashuruar, pikërisht në këtë fazë të rinjtë preferojnë të nisin lidhjet e tyre të dashurisë në mënyrë tinëzare, pa kuptuar familja apo prindërit.Të paktë janë ata që përfundojnë vetëm në një lidhje, sepse mosha është e tillë që nuk të lejon të vendosësh përfundimisht. Mbase disa të rinj edhe mund ta përfundojnë kapitullin e dashurisë, ngase po të kuptojë familja menjëherë do të lidhet fejesa apo martesa.Edona Gashi mendon që dashuria është mbi të gjitha dhe në disa raste ia vlen të mbahet e fshehtë edhe nga familja. Mirëpo përsëri dëshiron që mos të nisë një lidhje pa dijeninë e mamit.

“Unë jam pro dashurisë së fshehtë, por kuptohet që mosha e re nuk e lejon të niset një lidhje, mirëpo ja që ndonjëherë edhe dashuria na i verbon sytë dhe nuk dëgjojmë për askënd në këtë dynja. Unë personalisht kisha dëshiruar që fillimisht të informohet mami në qoftë se më kishte pëlqyer dikush, mirëpo nëse do të refuzonte ajo, nuk besoj se e kisha braktisur dashurinë. E nëse do të nisja një lidhje të fshehtë, atëherë qortimin më të madh do ta kisha nga mami. Mirëpo me kalimin e kohës besoj se do të më kalonte hidhërimi im që do ta kisha me mamin”, ka thënë ajo.

Nëse prindërit e marrin vesh, pason fejesa, martesa…

Edhe Meriton Bajrami mendon se dashuria është mbi të gjitha, mirëpo pohon se nuk duhet filluar në një moshë të re.

“Natyrisht që jemi në një fazë kur dëshirojmë të kemi afera të ndryshme dashurie, mirëpo ndonjëherë edhe mund të pësojmë. Në qoftë se prindërit do ta kishin kuptuar që kam një të dashur, atëherë do të më kishin fejuar apo ndoshta edhe martuar. Por fillimisht do të kisha marrë një të bërtitur nga ta, mbase edhe një qortim të madh”, shprehet ai.

Asnjë prind nuk do të pëlqente që fëmija i tyre të lidhej në një moshë të re, ndonëse edhe kjo kërkon një sakrificë dhe një obligim të madh. Filloreta Halili edhe pse për momentin është e lirë, nuk e ka menduar situatën e prindërve nëse do ta niste një lidhje dashurie.

“Nëse do të më ndodhte një situatë e tillë patjetër se do e kisha pohuar te prindërit, sepse mendoj se gënjeshtra thjeshtë do i përkeqësonte gjërat. Por ishalla nuk më bie rasti në situate të tilla. As s’ia kam idenë se çfarë do të ndodhte. Por për t’ia mohu s’ besoj t’ia mohoja, sepse ata do e kishin marrë vesh tani! E sigurt që do filloja të qaja duke dhënë ca argumente jo kështu, jo ashtu, çfarë të më vinte në mendje (qesh). Uroj që mos të ndodhem ndonjëherë në situatë të tillë”, shton ajo.

Pra me apo pa dijeninë e prindërve adoleshentët mbeten mosha më e dashuruar në të cilën fluturojnë nga një lidhje në një lidhje tjetër./zëri/
Ermira_vlore
Ermira_vlore
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 1245
<b>Hobi</b> Hobi : piktura
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : VLORE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mon 12 Dec 2011 - 7:57
them se prinderit mund ta kuptojn por jo ta vertetojn !sigurisht ne diisa raste !
dashurit e fshehta jan paksa stresuese me mire te jet e vedijshme edhe familja per te !
MeMories
MeMories
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 1088
<b>Hobi</b> Hobi : Leximi...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Diku Neper Bote...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/12/2011

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mon 12 Dec 2011 - 9:33
Dashuria nuk njeh mosh.... dhe ne shumicen erasteve prindrit kuptojn por nganjher ekan veshtir ta shpehin ate qe mendojn se eshte sepse presin nga fmijet nje shpejgim,.,,...nkoh te fundit eshte gjithqka normale....
Sponsored content

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi