Presidentja në këmbë, Çitaku me makinë
Sun 20 Nov 2011 - 18:52
Vlora Çitaku është më e re në moshë se Atifete Jahjaga por e demonstron të kundërtën. Ministrja e Integrimeve është e dhënë pas veturës zyrtare, madje edhe në 100 m distancë ajo e shfrytëzon atë. Përderisa Presidentja Atifete Jahjaga e bën të kundërtën. Adhuruese e përshkrimit në këmbë të këtyre distancave të shkurtra.
Indeksonline ka filmuar rrugëtimin e Çitaku dhe Jahjagës nga zyrat e tyre drejt ish hotel Iliria ku po mbahet konferenca ndërkombëtare "Germia Hill". Çitaku siç duket edhe në video, distancën prej 100 metra nga qeveri tek hoteli e përshkruan me makinën zyrtare.
Ndërsa Presidentja në këmbë e shoqëruar nga stafi i saj i drejtohet konferencës. Mund të jetë punë dembelizmi, adhurimi të makinave me 00:01 apo vetëm rastësi!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi