Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Redon Makashi fitues i “Kënga Magjike 2011” Empty Redon Makashi fitues i “Kënga Magjike 2011”

Sun 20 Nov 2011 - 19:18
Redon Makashi fitues i “Kënga Magjike 2011” Redon-makashi-kengamagjike2011Redon Makashi është shpallur fitues i Festivalit të përvitshëm “Kënga Magjike 2011”. Ai garoi në këtë festival me këngën “Më lër të fle”. Me një diferencë të theksuar votash, Redon Makashi morri shumicën e votave të 48 këngëtarëve dhe grupeve pjesmarrëse.

Fitorja erdhi pasi vetë këngëtarët ishin juria që zgjidhte përmes sistemit të pikëve nga 1 deri në 20, këngëtarin dhe këngën më të mirë të këtij festivali. Për herë të parë, votimet u bënë të hapura dhe secili këngëtar e shihte direkt votën e dhënë nga kolegët.

Pas shpalljes fitues, Redon Makashi u shpreh se ky është çmimi i parë fitues pas 22 vitesh karriere.

"Emocionet janë të mëdha ndaj nuk mund të them më asnjë fjalë. I përshëndes të gjithë artistët pjesëmarrës, edhe ata që nuk i kam votuar, përshëndes edhe këtë publik të mrekullueshëm”, iu drejtua këngëtari i njohur, të pranishmëve në sallën e Pallatit të Kongreseve ku për tre net me radhë u zhvillua festivali i përvitshëm i muzikës së lehtë mbarëshqiptare.

Në natën e sotme finale, Ardit Gjebrea kishte të ftuar speciale edhe aktoren turke që luan rolin e Gymysh në serialin turk Gymysh ndërsa nuk mungoi as humori i Agron Llakajt. /albeu.com/

Më poshtë, lista e plotë të fituesve:

Kontributi në Kënga Magjike 2011: Alberie Hadërgjonaj - Vetëm ty

Best Performanc: Rezarta Shkurta - Te jesh e mirë s’mjafton

Best Balad: Devis Xherahu -Akoma s’e besoj

Best Ft: Ronela Hajati & Visari - Neles

Çmimi Televiziv: Era Rusi - Një Lamtumirë

Çmimi Diskografik: Rozana Radi dhe Mc Kresha - Jabadabadu

Magjia e parë: Adelina Tahiri- Mos u kthe

Çmimi i Internetit: Noizy - Shooting Star

Çmimi Best Dance: Ermal Mamaqi - Vetëm beso

Çmimi: Best Hip Hop Big Basta & Angelo- Si Melodi

Çmimi Çesk Zadeja: Jonida Maliqi -Thesar pa emër

Çmimi i Interpretimit: Greta Koci- Pyes veten

Kënga Hit: Dr. Flori -S′ma ndjen

Çmimi i Kritikës: Besa Kokdhima - Botën do ndryshoja

Çmimi Best Lyrics: Rosela Gjylbegu - Sikur të isha ti

Çmimi Best Vokal: Kejsi Tola - Më jeto

Çmimi Kantautori: Redon Makashi & Arb - Më lër të fle

Çmimi i Pruduksionit: Leonora Jakupi - Këngë e pa kënduar

Çmimi AMC: Olta Boka - Anna

Çmimi Tendencë: Eranda Libohova & Aldo - Pa Problem

Çmimi Kënga Stil: Pirro Çako & Vedat - Bujë vetëm bujë.


Ja kënga fituese:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi