Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prej 144 orëve histori, shqiptarëve u janë kushtuar vetëm 3 orë Empty Prej 144 orëve histori, shqiptarëve u janë kushtuar vetëm 3 orë

Mon 21 Nov 2011 - 0:21
Prej 144 orëve histori, shqiptarëve u janë kushtuar vetëm 3 orë Librat-maqedoniPrej 144 orëve mësimore nga lënda e historisë për vitet e para dhe të dyta në shkollat e mesme profesionale në vend, shqiptarëve u janë kushtuar vetëm 3 orë.

Ministria e Arsimit, gjegjësisht zëvendësministri i këtij dikasteri, Safet Neziri, nuk ka dashur ta komentoj të premten këtë lëshim. Në linjë telefonike për ALSAT-M, Neziri tha se ai gjatë fundjavës do ta takojë drejtoreshën e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, por pa precizuar saktë se për çfarë do të bisedojë me të, nëse do të kërkojë që këto tekste shkollore të tërhiqen.

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Asani, tha se tekstet e historisë për vitet e para dhe të dyta të shkollave profesionale nuk pasqyrojnë realitetin historik. I pyetur se kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal, Asani u përgjigj: “Ata që kanë marrë verdiktin e popullit”.

“I bëjmë apel partisë shqiptare në Qeveri që përfundimisht të shtron dy kërkesa koalicionit qeveritar.

Një - është që të hartohen programe mësimore dhe bazë të atyre programeve mësimore të shpallet konkursi dhe të botohen libra të reja dhe kërkesa e dytë - nëse nuk pranohet kjo të shkohet në libra paralel, të cilat libra do të jenë vetëm për nxënësit shqiptarë kur do të hartohen nga historian dhe nuk do të ketë, ju premtojë se ato libra nuk do të kenë asnjë fyerje dhe asnjë shtrembërim të historisë së këtyre trevave”, tha kryetari i Shoqatës së Historianëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi