Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Itali, ekspozohet një autoportret i Leonardo da Vincit Empty Itali, ekspozohet një autoportret i Leonardo da Vincit

Thu 24 Nov 2011 - 2:03
Itali, ekspozohet një autoportret i Leonardo da Vincit 48592TORINO - Një autoportret i Leonardo Da Vincit u ekspozua për publikun në qytetin e Torinos, në veri të Italisë. Ky ekspozim konsiderohohet një ngjarje e rrallë, sepse kjo vepër arti është bërë publike vetëm dy herë në 100 vitet e fundit.

Autoportreti, që përfaqëson mjeshtrin e Rilindjes kur ai ishte i moshuar, është ruajtur në bibliotekën mbretërore të Torinos, ku u ekspozua në vitin 1929 dhe në vitin 2006.

Këtë herë ky autoportret u ekspozua në Reggia di Venaria, një nga rezidencat e familjes mbretërore italiane Savoja, ndërtuar në shekullin XVII në mjediset e Torinos dhe që është klasifikuar sot si trashëgimi e njerëzimit nga UNESCO.

Ekspozita e titulluar "Leonardi, gjeniu dhe miti'', mbylli festimet që u zhvilluan në Piemonte me rastin e 150-vjetorit të bashkimit të Italisë.
Kjo ekspozitë përfshin gjithashtu edhe 30 piktura të tjera origjinale dhe shkrime të lidhura me autoportretin.

(er.nu/ata/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi