Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Samanta Karavello: “Jam e dashuruar por nuk e bëj publike” Empty Samanta Karavello: “Jam e dashuruar por nuk e bëj publike”

Thu 24 Nov 2011 - 2:34
Samanta Karavello: “Jam e dashuruar por nuk e bëj publike” Samanta1Edhe pse vetëm 20-vjeçe këngëtarja ka njohur e shijuar suksesin e këngëve të saj duke u shndërruar në një figurë shumë të pëlqyer për publikun.Përsa i përket jetës personale, Samanta, ju jeni komentuar gjithashtu për një lidhje me menaxherin tuaj?
Diskutohej në fakt për një person që është menaxher, gjë që nuk është aspak e vërtetë. As menaxheri nuk ekziston dhe as një lidhje me të jo e jo… Unë e kam pranuar që kam një lidhje dhe nuk më shqetëson ky fakt ta them apo ta fsheh, por ama kaq. Samanta ka një lidhje si çdo vajzë e moshës sime dhe kaq!
A ka lidhje me muzikën i dashuri juaj?
Jo nuk ka lidhje. Është një person që nuk ka dëshirë të bëhet publik dhe kaq.Po menaxher keni, apo as ai nuk ekziston?
Unë nuk kam asnjë menaxher. Unë vetëmenaxhohem (qesh).
Mendon se do të ishte shumë e nevojshme për një artist një menaxher?
Unë mendoj se të paktën në Shqipëri nuk ka një njeri që di sesi të të menaxhojë, domethënë përgjithësisht të pasurit një menaxher ka më shumë shpenzim sesa fitim, të paktën siç ndodh në Shqipëri. Sepse jam informuar për kontratat që bëhen jashtë, por që ato kanë përfitime shumë të mëdha, kanë turne, gjë që këtu është shumë e vështirë të realizohet. Domethënë menaxheri të menaxhon nga koka tek këmbët dhe çdo gjë që ka lidhje me ty, ndërsa në Shqipëri të vetëquajturit menaxherë shpenzojnë vetëm për PR-in që të bëjnë, për të cilin nuk ke nevojë se njerëzit ose të njohin dhe pëlqejnë ose jo!
Samanta vitin e fundit keni eksploruar dhe ndryshuar shumë me look-un. Ka ndikuar në më shumë punë për ju kjo gjë?
Kam përshtypjen që po. Look-u është një pjesë e rëndësishme për një artist dhe unë si e tillë duhet të vijë me ndryshime për të tërhequr audiencën edhe me pjesën e ndryshimeve të look-ut. Besoj se ka ndryshuar për mirë tek unë ndryshimi i look-ut e njëkohësisht që kam qenë edhe më shumë këtë vit në kontakt me publikun, kam sjellë këngë të reja, nuk kam munguar në skenë.
Marre me shkurtime nga Revista ShqipSamanta Karavello: “Jam e dashuruar por nuk e bëj publike” Samanta
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi