Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Gjithçka rreth Blue Screen Of Death (BSOD)  Empty Gjithçka rreth Blue Screen Of Death (BSOD)

Fri 25 Nov 2011 - 18:32
Gjithçka rreth Blue Screen Of Death (BSOD)

Përfundimisht arrita ta përfundoj këtë mësim i cili më ka marë pak si shum kohë.

Image is shown in its original resolution (550x300). Click this bar to resize image to fit in page (500x273). Click image to open in new window.Gjithçka rreth Blue Screen Of Death (BSOD)  Bsod4


Nëse ndonjëherë keni përdorur Windows OS sigurisht keni takuar "Blue Screen Of Death" ose BSOD.

Në këtë mësim do të shpjegoj disa detaje çfar në fakt paraqet BSOD, dhe do të ofroj disa opsione të caktuara të cilat ndoshta do të mund të ju ndihmojnë gjat zgjidhjes së problemit tuaj. Eshtë e nevojshme të dini, se nëse Windowsi është i rregulluar që gjat ndonjë gabimi në sistem, në mënyrë automatike të restartohet, atëherë nuk do të shihni BSOD, kurse më shum informacione mund të gjeni tek Event viewer. Dmth është e nevojshme të bëni disable restartimin automatik pas ndonjë gabimi. Për ta bërë disable këtë opsion, mund ta gjeni tek System Properties.


Çfarë është BSOD

Kur Windows-i të takohet në ndonjë situatë nga e cila nuk mund të mundëson operacionet e sistemit(psh. BUG), vjen deri tek një rrëzim specifik i sistemit. Kjo quhet ndryshe edhe si system crash, kernel error, system fault, ose Stop error etj. Në raste të tilla ekrani kalon në VGA tekst mod, sfondi është me ngjyrë të kaltërt kurse përmbi saj shfaqet një tekst, i cili tregon gabimin. Po për këtë ngjyrë të kaltërt e cila dominon në sofd quhet edhe Blue Screen of Death.

Forma e një BSOD.

Dukja ose forma e një mesazhi të BSOD varet edhe nga shembulli i gabimit. BSOD mund të ketë formën e mëposhtme:

STOP: 0x00000079 (0x00000002,0x00000001,0x000000 02,0x00000000)

Në këtë rast vlera e parë (0x00000079 - të gjitha vlerat në këtë hyrje janë hexa-decimal), e njohur edhe si bugcode ose Stop code. Shifrat e tjera e përbëjnë listën e BSOD të parametrave dhe kanë vlerën e cila është në varëshmëri nga bugcode.

Një formë tjetër e BSOD është edhe:
STOP: c000021a (Fatal System Error)

Sipas këtyre infomacioneve të cekura më lartë hexadecimale dhe të tjerave mund të shfaqen në BSOD.

Ato mund të përfshijnë:
Emrin e drajverëve ose emrin e shërbimit të cilët kanë shkaktuar BSOD
Shpjegim tekstual për arsyen e shkakut të shfaqjes së BSOD
Mënyra të mundshme për riparim
Pjesë e Kernel-it nga memoria me adresa


Egzistojnë mbi 250 kode të dokumentuara BSOD dhe shumica e tyre janë të dokumentuara vetëm si "This bug check appears very infrequently." Nga kjo mund të konkludojmë se në bazën e BSOD mund të gjejmë vetëm një pjesë nga arsyet e rrëzimit të sistemit, dhe është e nevojshme që të bëhet një hulumtim më i gjërë.

The Microsoft Device Driver Kit(i njohur si DDK), thuhet se përmban listën e plotë të bugkodeve të dokumentuara BSOD. Por është fakt se egzistojnë më shum bugs nga ato të cilat janë të dokumentuara...

Lista gjërave të zakonshme që shkakton BSOD

Egziston një listë shkaktare e BSOD. E nevojshme është që përdoruesit të jenë shum të kujdeshëm me drajverët të cilat nuk janë të certifikuar me WHQL.

Në këtë listë ndodhen:
CDROM/CD-RW/DVD-RW
Hard Disku i jashtëm
Antivirus Programe
BIOS
Ram Memorja


Shfaqja e BSOD

Kur të shfaqet BSOD, operacionet e nisura në sistem nuk mund të vazhdojnë. Shumica e BSOD-eve nuk shkakton dëmtim të të dhënave, sidomos nëse bëhet fjalë për NTFS dosje. Nëse tek BSOD, ekrani hetoni ndonjë emër të ndonjë drajveri, ajo do të thotë se ai është shkaktar potencial i problemit, e njejta është edhe për ndonjë aplikacion softuerik.


Mënyra e riparimit

Në fakt nuk ka shum mënyra të largimit të gabimit, dhe në përgjithsi provohet me një restart të thjeshtë të sistemit, që për mrekulli ndonjëher e rregullon problemin. Nëse edhe pas saj, BSOD shfaqet është e nevojshme të bëni disa hapa. Nëse më herët keni instaluar ndonjë program, ose keni shtuar ndonjë pjesë të re harduerike, duhet të provoni mos është ndonjëra prej tyre shkaktare e problemit. Të gjithë përdoruesit e windows duhet të kenë kujdes se çfar softueri instalojnë dhe duhet të jenë shumë të kujdeshëm me drajverët të cilët nuk kanë WHQL cerifikatat.

Ju duhet të bëni këtë në vijim:
Shikoni tek event viewer mos ka ndonjë gabim të raportuar
Startoni *Chkdsk/f/r* dhe kontrolloni të gjitha particionet


Btw: Nëse particionet tuaja janë të formatuar në FAT, disa dosje të caktuara dhe të nevojshme në OS mund të shkatrohen. Gjithmon përdorni Chkdsk e cila përputhet me versionin e windowsit tuaj, dhe ajo zakonisht ndodhet këtu:
C:\winnt\system32 ose %SystemRoot%\system32..


Shtimi i një hardueri të ri ose modifikim i të vjetrit

Fillimisht të fillojmë në rast se është shtuar një harduer ose i vjetri është modifikuar.

Në këtë rast duhet të:
Instaloni softuer i cili vjen së bashku me pjesën harduerike
Kontrolloni të gjitha kontaktet, kabllot hyrjet/daljet etj.
Kontrolloni nëse janë të instaluara të gjitha drajverët e fundit dhe shikoni nëse është versioni i fundit të ServisPak
Kontrolloni System Log në Event Viewer nëse është shfaqur ndonjë gabim(ang. error)
Largoni drajverin e dyshuar ose paisje, restartoni kompjuterin dhe shikoni nëse problemi është rregulluar.

Kontrolloni të gjitha kontaktet, kabllot hyrjet/daljet etj.
Kontrolloni nëse janë të instaluara të gjitha drajverët e fundit dhe shikoni nëse është versioni i fundit të ServisPak
Kontrolloni System Log në Event Viewer nëse është shfaqur ndonjë gabim(ang. error)
Largoni drajverin e dyshuar ose paisje, restartoni kompjuterin dhe shikoni nëse problemi është rregulluar.


Riparim përmes Safe Mode

Gjat ngritjes së Windowsit shtypni f8 dhe do të ju shfaqet në safe mode ekran me disa opsione të ofruara. Nësë BSOD është shkaktuar gjat instalimit ose apdejt të drajverëve të vjetra atëher ato duhet të largohen. Nëse Last Known Good Configuration është lajmëruar gjat startap proceseve, do të keni mundësinë të shfrytëzoni safe mode booting për të riemëruar ose larguar drajverët të cilën shkaktojnë probleme. Në ekranin safe mode mund të zgjedhni edhe LAst Known Good Configuration, me çka sistemi do të ngritet me konfiguracionin e fundit të cilën e keni pasur para se të bëni ndonjë ndryshim në të njejtin.


Identifikim i drajverëve.

Gjat gabimit në BSOD do të identifikohet paisja që ka shkaktuar problemin. Në këtë rast duhet të largohet kjo paisje dhe të fshihen të gjitha drajverët e sajë. Për të zbuluar nëse drajveri është nga m$ dosja, vini re tabelës së mëposhtme.

--------------------------------------------------------------------------------
| Titulli i drajverëve | Funksioni |
--------------------------------------------------------------------------------
| NtosKrnal.exe | NT kernel |
| NTdll.dll | NT suport library |
| Win32k.sys | Graphic Display Interface (GDI) |
| Hal.dll | Hardware Abstraction Library |
--------------------------------------------------------------------------------



Kernel Terminologjia

Bugcode - Vlerë hexa-decimale e cila indentifikon BSOD. Shembull është 0xA, e cila identifikon këtë BSOD si IRQL_NOT_LESS_OR_EQUAL BSOD

Driver - Ky është një kernel mod program i cili është pjesë e Windows-it i cili menaxhon të gjitha nevojat e paisjeve. Për shembull, mbledh komanda nga windows aplikacionet dhe i tregon harduerit çfar të shkruan në ekranin.

Exception - Error i cili është i kushtëzuar me drajverët të cilët shkaktojnë gabim ose rrëzim të sistemit.

HCT - Hardware Compatibility Test. Ky është shum i rëndësishëm Microsoft validation test për drajverët të cilët në rast se e kanë kaular testin, shanset janë shum të vogla që ai të jetë shkaktari i BSOD

HCL - Hardware Compatibility List. Ky është një m$ listë e drajverëve të certifikuar të cilët kanë kaluar HCT.

IRQL - Interrupt Request Level. Gjat proceseve, NT kernel do të kalojë gjat disa mundësive të ndryshme. Këto janë të njohur si IRQL dhe të identifikuar si një komplet i numrave të plotë edhe atë nga 0-31.

IRP - I/O Request Packed. - Pako standarde I/O. Kërkesa tipike I/O duhet të paraqesin aktivitete siç janë: lexim, shkrim, hapje, mbyllje...

NT kernel - Emër gjeneral për sistemin operativ Windows pas Win3x/Win9x. Ky përfshinë Windows NT4, Windows 200, Windows XP dhe Windows .NET

Service ose System Service - Ky është një program i cili nuk është pjesë e kernelit dhe e cila kryen detyra në dobi të proceseve të ndryshme. Përdoruesi nuk mund direkt të futet tek ky shërbim.

WinDBG - ky është Windows Kernel Mod debugger i cili është ekuivalent me versionet e avancuara të debugger sitemeve UNIX: dbx, gdb, kdb, kgdb.


BSOD Shpjegime

Në vazhdim do të ju tregoj disa nga BSOD mesazhet të cilat më shpesh shfaqen. Edhe vetë do të shihni se para gabimit ka terme të cilët fillojnë edhe vet problemin. Psh. file system error do të thotë dicka nuk është në rregull me dosjet e sistemt.


Bugcode 0xA - IRQL_NOT_LESS_OR_EQUAL - Shfaqet gjat tentimit për të hyrë deri tek një adresë memorike të pasaktë.

Parametrat:
1. Adresë e cila është e drejtuar gabimisht
2. IRQL e cila kërkon hyrje deri tek memoria
3. Lloj i aksesit, ku 0 tregon operacionit e leximit, kurse 1 operacionin e shkrimit
4. Adresa e cila është e drejtuar tek momeroa me parametër 1

Riparimi:
Repair Sistem
Roll Back Driver
Recovery konzolë
Provoni drajverin e instaluar kohë më parë
Last Known Good Configuration


Bugcode 0x1E - KERNEL_MODE_EXCEPTION_NOT_HANDLED - Shfaqet kur do të thiret një adresë memorie të keqe.

Parametrat:
1.exception code
0x80000002 = unaligned data reference encountered
0x80000003 - a kernel breakpoint/ASSERT encountered
0xC0000005 - ndodhi qasje të ndaluar në memorien
2. Gabim në adresën
3. Gabim në parametrin 0
4. Gabim në parametrin 1

Riparimi:
Provoni nësë janë të instaluar drajverët e fundit të pllakës, nëse kohën e fundit janë instaluar drajverër me krakter të dyshimt, largoni ato. Error shfaqet gjat leximit të windowsit ose gjat mbarimit.



Bugcode 0x2E - DATA_BUS_ERROR - Ndodh kur gabimi(ang error) është detektuar në memorien e sistemit dhe problemi është nga natyra harduerike. Për shembull është dëmtuar memoria ose hardisku.

Parametrat:
1. Adresë Virtuale ka shkaktuar gabimin
2. Adresë fizike ka shkaktuar gabimin
3.Processor status register (PSR)
4.Faulting instruction register (FIR)

Riparimi:
Zëvendësim i harduerit që ka shkaktuar problemin. Kontrolloni sistemin mos ka ndonjë virus. Bëni Chkdsk/f/r (në cmd e dini).


Bugcode 0x3F - NO_MORE_SYSTEM_PTES - Ndodh kur sistemi do të heqë shumë I/O akcione. Kjo ndodh kur disa drajverë të caktuar nuk janë të lëshuar si duhet.

Parametrat:
1. Lloj i PTE, ku 0 është ekspenzion i sistemit, kurse 1 paraqet ekstenzion nonpaged pool.
2. Madhësia kërkesave të memories
3. Gjithsej i lirë PTE
4. Gjithjes PTE

Riparimi:
Fshij të gjitha programet softuerike të cilët i keni instaluar së shpejti, dhe sidomos ato aplikacione pa backup.


Bugcode 0x22 - FILE_SYSTEM - Ndodh si rezultat i një gabimi në sistem. Arsyja për këtë gabim është dll dosjet e dëmtuara.

Parametrat:
1. Numri i linjëve/shenjave të ngulitur në modul
2. /
3. /
4. /

Riparimi:
Repair/clean install.



Bugcode 0x4E - PFN_LIST_CORRUPT - Vjen deri tek dëmtim i Page Frame Number(PFN) listës.

Parametrat:
1. Lloj i dëmtimit
2. PFN në momentin e gabimit
3. Informacione për faqet
4. Rezervuar

Riparimi:
Nuk ka riparim.



Bugcode 0x7F - UNEXPECTED_KERNEL_MODE_TRAP - Gabimi ndodh në CPU dhe kernal dhe arrin të shpëtoj atë ndërprerje të papritur

Parametrat:
1. Numri i ndërprerjeve
0x000000000 - "ndarjen e null" gabimit
0x000000004 - Switch owerflow
0x000000005 - "Bounds check" gabim
0x000000006 - Opcode i parregulluar
0x000000008 - Dy ose më shum gabime
2. /
3. /
4. /

Riparimi:
Egziston mundësia që hardueri i ri nuk është i vendosur si duhet. Zgjidhje provoni të rivendosni përsëri


Bugcode 0x8E - KERNEL_MODE_EXCEPTION_NOT_HANDLED - Ndodh kur meret një adresë memorike të gabuar.

Parametrat:
1. exception code.
0x80000002 - unaligned data reference encountered
0x80000003 - a kernel breakpoint/ASSERT encountered
0xC0000005 - memory access violation occurred
2. Adresa e cila është e shkruar në kërkesën
3. Momenti i ndërprerjes
4. Rezervuar

Riparimi:
Provoni nësë janë të instaluar drajverët e fundit të pllakës, nëse kohën e fundit janë instaluar drajverër me krakter të dyshimt, largoni ato. Error shfaqet gjat leximit të windowsit ose gjat mbarimit.


Bugcode 0xC000021A - STATUS_SYSTEM_PROCESS_TERMINATED dhe Bugcode 0xC0000221 - STATUS_IMAGE_CHECKSUM_MISMATCH - E dëmtuar dosja në sistem të diskut

Parametrat:
1. Rezervuar
2. Rezervuar
3. Rezervuar
4. Rezervuar

Riparimi:
Këto gabimi riparohen me restart të sistemit ose Chkdsk/f/r (për shkak të zbulimit ose riparimit të skedarit të dëmtuar).

Bugcode 0xD1 - DRIVER_IRQL_NOT_LESS_OR_EQUAL - Drajveri përpiqet të qaset deri tek memoria përderisa procesori është duke u përgjigjur në adresat URQL... dhe ndodhë huti

Parametrat:
1. Adresa e cila është gabimisht e drejtuar
2. IRQL e cila kërkon qasje tek memoria
3. LLoj i qasjes, ku 0 tregon operacionin e leximit, kurse 1 operacionin e shkrimit
4. Adresa e cila është e drejtuar tek memoria me parametër 1

Riparimi:
Nuk ka riparim.


Bugcheck 0xC2 - BAD_POOL_CALLER - Kernel tred/proces - Ofron miratim të gabuar të kërkesës memorike

Parametrat:
1. Rezervuar
2. Rezervuar
3. Rezervuar
4. Rezervuar

Riparimi:
Nuk ka riparim.


Bugcheck 0xC4 - DRIVER_VERIFIER_DETECTED_VIOLATION - Driver Verifier facility (DVF) - Detekton se paisja nuk ka kaluar verifikimin nga pjesa e drajverëve

Parametrat:
1. Error code
2. Rezervuar
3. Rezervuar
4. Rezervuar

Riparimi:
Shfaqet vetëm kur DVF është i lëshuar. Zgjidhja është ta ndaloni këtë. Dhe si fund, kjo do të ishte gjithcka nga unë për këtë tematikë... Shpresoj që ndokush nga ju të mëson diçka në këtë drejtim, për këtë problem.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi