Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Pavaresia e shqiperis krijimi i nje shteti te ri

Mon 28 Nov 2011 - 12:03
Zbulohet dokumenti, Pavarësia u kërkua që në vitin 1828

Pavaresia e shqiperis krijimi i nje shteti te ri  Ismailqemali2300x206

Dokumente të reja mbi përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi. Zbulimet më të fundit nga fondi Hatt-i Hümayün (Arkivi Osman i Kryeministrisë, Stamboll)

Qyteti i Beratit është një nga qendrat urbane më të rëndësishme të periudhës osmane. Në këtë fat historik gjatë kësaj periudhe, një rol vendimtar ka luajtur pozicioni i tij gjeografik si qendra kryesore dhe më e fortifikuar e prapatokës së qytetit të Vlorës. Megji-thëse sanxhaku osman emërtohej sanxhaku i Vlorës, qendra administrative e tij ishte Berati.Ky fenomen përbën një rast specifik në historinë e institucioneve dhe administrimit territorial osman. Ai ka lidhje jo vetëm me pozicionin gjeografik të qytetit të Beratit në raport me Vlorën-port, por edhe të Vlorës si çelësi i Otrantos dhe një nga pikat kryesore të planifikuara për nisjen e inkursioneve ushtarake nga Perëndimi kundër Perandorisë Osmane. Për pasojë, qendra e sanxhakut administrativisht u zhvendos nga Vlora në Berat, e bashkë me të edhe elita drejtuese e këtij sanxhaku.
Pozicioni gjeografik i Beratit, kur analizohet në raport edhe me viset e tjera të brendshme shqiptare dhe me rrugët e komunikimit dhe të tregtisë e rriti edhe më shumë peshën e këtij qyteti, madje krijoi premisat që ky qytet të njihte atë zhvillim që mund të thuhet se ishte klasik gjatë periudhës osmane.
Ndërsa në urdhrat dhe dekretet e sulltanit që niseshin nga Stambolli për të identifikuar këtë qytet, zyrtarisht është përdorur emri Belgradi shqiptar (Arnavud Belgradi), në dokumentacionin që mbahej në vend, autoritetet lokale të tij qytetin e identifikonin thjesht me termin Berat. Ky identifikim ishte më se i nevojshëm për të shquar Beligradin shqiptar nga Beligradet e tjera ku osmanët shtrinin sundimin e tyre: Belgradi i Danubit (Beogradi i sotëm); Stolni Belgrad në Hungari dhe Beogradi i Transilvanisë.
Berati shqiptar duke filluar nga mesi i shek. XVIII dhe më pas në gjysmën e parë të shek. XIX ka shërbyer si një nga qendrat më të rëndësishme të politikës lokale shqiptare. I administruar nga krerë të familjes dinastike Vlora, ai u ka rezistuar fuqishëm poleve ekonomike e politike, Shkodrës dhe Janinës, respektivisht kryeqendrat e pashallëqeve të Shkodrës dhe Janinës.
Një burim vendës, Alipashaiada e Haxhi Shehrretit, na dëshmon mjaft qartë se Ali Tepelena, ndërsa ishte një kandidat që mbartte ambicien për të rivendosur autoritetin e të atit, erdhi në Berat për të biseduar me Ahmet Kurt Pashën, dhëndër në familjen Vlora.
Aq i rëndësishëm në plan strategjik për mbrojtjen dhe administrimin e viseve shqiptare ishte Berati, sa Ali Pasha ndërsa organizoi mbrojtjen e tij finale, birin e tij të bindur, Myftarin, e caktoi në Berat. Kurse shteti osman në vitet post-Ali Pasha për shkak të peshës që kishte marrë si kryeqendër e përpjekjeve për shkëputje, në dokumente emrin e Beratit e shoqëronte me shprehjen çelësi i Shqipërisë.
Fondi Hatt-i Hümayün (Arkivi Osman i Kryeministrisë, Stamboll) është plot me dokumente që pasqyrojnë në mënyrë kronologjike dhe sistematike ecurinë e zhvillimeve politike në viset shqiptare. Në dokumentet e këtij fondi terminologjia e përdorur për të identifikuar zhvillimet politike në trevat shqiptare në vitet ’20 të shek. XIX dhe cilësimet për elitën separatiste shqiptarë janë të njëjta me ato që autoritetet më të larta osmane kanë përdorur për zhvillimet politike që po ndodhnin paralelisht në Peloponez dhe për krerët e kryengritjes greke.
Vetëm pak pas vrasjes së Ali Pashës, një prej krerëve të kryengritjes greke, Teodor Kollokotroni, i drejton një letër greqisht (dok. 39917-R), ku i kërkon që ata të tërhiqen nga pozicionet e tyre si krerë të trupave luftarake për llogari të shtetit osman (1822). Nga ana tjetër, pinjollë të tillë të familjeve shqiptare si Ismail bej Vlora(gjyshi i Ismail Qemalit), të cilët i ndiqnin nga afër zhvillimet politike në rajon dhe sidomos në Peloponez, u larguan shumë herët nga fronti i luftimeve osmano-greke (dok. 33837 B) dhe më pas, duke parë ecurinë e zhvillimeve politike në Greqinë e re që po lindte, ishte po ai që më 29 nëntor 1828 i dërgon një letër krerëve të tjerë shqiptarë, për t’u mbledhur në qytetin e Beratit dhe për të diskutuar fatin e shqiptarëve në dritën e zhvillimeve të reja gjeopolitike (dok. 21436/A-B):
Ky është përkthimi në osmanisht i letrës së Ismail bej Vlorës dërguar Hasan Agës dhe Abdyl Agës, shkruar në datën 29 të muajit Te?rin-i Sani / 29 nëntor 1828:
Pas komunikimit të rangut tuaj, po ju bëj me dije se, ngaqë guvernatori i Rumelisë është vënë së tepërmi në pozitë të vështirë me fillimin e sulmeve nga të gjitha anët prej komitëve grekë, shqiptarët kanë ardhur nga çdo anë dhe janë grumbulluar në Janinë, dhe prej këndej, nën drejtimin e Sulejman bej Konicës, Tahir aga Abazit, Veli aga Grebenesë dhe agallarëve të tjerë, janë urdhëruar të veprojnë mbi komitët e lartpërmendur. Meqenëse qëllimet dhe veprimet e guvernatorit të lartpërmendur ndaj Shqipërisë janë të mbrapshta, për ta vënë valiun në gjumë (le të shkojmë në Janinë), dhe për të qarë hallet e Shqipërisë, ashtu siç do mblidhemi atje, të shkojmë në qytetin e Beratit për të projektuar dhe miratuar (qëndrimin që duhet mbajtur për) të ardhmen e Shqipërisë. Vetëm se (në Berat duhet shkuar) me një kusht që të gjithë ne (të paraqitemi si) bij të lirë dhe të çliruar prej çdo lloj varësie.
Guvernatori i Rumelisë ne të mos na çojë në Virlestene (Velestino ?), ndërkohë që qëllimi i tij është të na përdorë sikur të ishim në situatë mobilizimi të përgjithshëm (ushtarak) të Rumelisë, dhe të na mësojë (se si duhet të reagojmë; këtë e bën) ngaqë ju jeni paria e vendit dhe njerëz që u shkon fjala në Shqipëri.
Mos u nxitoni për t’i shkatërruar dhe asgjësuar komitët (grekë), pasi sikurse e dimë të gjithë, ajo që po ndodh me punët e grekëve do të na ndodhë edhe ne. Që punët e popullit shqiptar të rregullohen ashtu siç duhet dhe të merren nën kontroll të plotë, jam marrë vesh dhe kam rënë në një fjalë me Silahdar (Zylyftar) Podën, me anë të një gruaje që është kushërirë e jona. Ngaqë edhe ju jeni pjesë e parisë së Shqipërisë, hapini mirë sytë për të mbrojtur atdheun/vatanin tonë. Kështu që, kur punët e Shqipërisë të rregullohen dhe të merren nën garanci dhe kur t’i kemi zgjidhur të gjitha problemet tona (me shtetin osman), me ndihmën e Zotit të Madh i rregullojmë ne punët e grekëve.
Po ju shkruaj që jam në pritje të përgjigjes suaj për këtë problem.
Me shkallën e njohjes që kemi deri më sot, Kuvendi i Beratit, i dhjetorit 1828, duhet shënuar si tentativa e parë e organizuar e elitës shqiptare për shkëputje nga shteti osman dhe për krijimin e një shteti shqiptar. Ky dokument na dëshmon se në këtë moment delikat edhe elita shqiptare e kohës po kërkonte rrugët dhe mënyrat për një pozicionim të ri të shqiptarëve, ndërsa kishte filluar procesi i ribërjes së rajonit, proces që do të zgjaste më se një shekull.
Në këto kushte, është shumë e rëndësishme të perceptojmë dhe të vlerësojmë drejt shkallën e emancipimit politik të elitës shqiptare: ky emancipim është i një natyre të veçantë për shkakun se ndonëse me osmanët elita shqiptare ndante të njëjtin besim fetar dhe gëzonte pushtet ekonomik, politik dhe ushtarak nën ombrellën osmane, ky dokument dëshmon se përfaqësues të saj qartazi mendojnë për shkëputje nga Perandoria Osmane. Madje, edhe termi vatan, i përdorur në këtë letër, nga një term tradicionalisht i përdorur në gjuhën politike të Islamit në kuptimin atdhe i myslymanëve, në këtë dokument përdoret me kuptimin atdhe kombëtar (patria). Ndoshta ky dokument është nga të parët në gjuhën politike osmane kur ky term pëson një ndryshim të tillë semantik.
Elita shqiptare kishte më shumë se një shekull që de facto e kishte “shijuar” etapën e vetëqeverisjes nën ombrellën osmane. Vetë pashallëqet në këtë aspekt ishin modeli ekstrem i vetëqeverisjes së realizuar nga individë (Ali Pasha) apo familje (Pashallëku i Bushatllinjve). Ndërkohë, mbiemrat e shumë personaliteteve të kohës që përmenden në këtë dokument, në fakt janë mbiemrat e familjeve të mëdha shqiptare, pjesëtarë të së cilave morën përsipër përmbushjen e misionit kombëtar dhe ngritjen e shtetit shqiptar.



www.panorama.com.al
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shqiperi Pavaresia e Shqiperise dhe krijimi i shtetit te ri

Fri 19 Oct 2012 - 15:23
Historia e shpalljes se pavaresise se shtetit shipetar.

Pavaresia e shqiperis krijimi i nje shteti te ri  Images

Pak kohë pas mundjes së osmanëve nga lidhja ballkanike, në dhjetor të vitit 1912 u thirr në Londër një konferencë ambasadorësh të Fuqive të Mëdha (Britanisë, Gjermanisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Francës dhe Italisë) për të vendosur mbi çështjet e ngritura nga lufta në Ballkan. Me mbështetjen e dhënë shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe Italia, konferenca ra në ujdi të krijohej një shtet i pavarur shqiptar. Por, në vendosjen e kufinjve të shtetit të ri, duke pasur trysni të forta nga fqinjët e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk e njohën gjërësisht realitetin demografik dhe u dorezuan serbëve Vilajetin e gjërë të Kosovës dhe në lindje pjesën më të madhe të Vilajetit të Manastirit, përfishi Shkupin, Ohrin, Manastirin, ndersa në jug, Greqisë iu dha pjesa më e madhe e Vilajetit të Janinës, përfshirë vetë qytetin e Janinës dhe gjithë Çamërinë, njohur ndryshe si Epiri i Jugut me qendër në Lumin Thíamis. Këto cungime te trevate shqiptare iu shtuan atyre të anksuara nga Mali i Zi te zonave të Ulqinit, Podgoricës, Kotorrit, Plavës dhe Gucisë.

Shumëkush dyshoi nëse shteti i ri do të ishte funksional me pothuajse dy të tretat e tokave dhe popullsisë shqiptare të lëna jashtë kufinjve të saj, duke qene se këto treva ishin nga më prodhimtaret në bujqësi dhe blegtori. Nga ana tjetër, një bashkësi e vogël rreth 30.000 fryme të deklaruar me kombësi greke u përfshi brenda kufinjve të Shqipërisë. (Megjithëkëtë, Greqia që numëronte të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks - rreth 20 përqind të popullsisë - si grekë, duke pretenduar se numri i popullsisë me kombësi greke ishte më i madh seç mendohej). Që atëherë, pakicat greke, çame dhe kosovare mbeten temat më shqetësuese në marrëdhëniet Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.

Fuqitë e Mëdha i imponuan shtetit të ri shqiptar një princ gjerman, Wilhelm von Wied (Vilhelm Vid), si kusht për ekzistencën e tij. Vilhelmi Vidi mbërriti në Shqipëri në mars 1914. Mosnjohja e tij me Shqipërinë dhe problemet e saj si dhe mungesa e popullaritetit të tij ndër shqiptarë, përzier me ndërlikimet e ngritura nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, e detyruan atë të braktiste Shqiperinë vetëm gjashtë muaj më pas. Lufta që vijoi e zhyti vendin në një krizë të re ndërkaq që ushtritë e Austro-Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan gati gjithë territorin e shtetit shqiptar. Shteti shqiptar, i mbetur pa udhëheqje qendrore politike dhe ekonomike, për shkak të pushtimit të ri, e pllakosi vendin në kaos. Në Konferencën e Paqes së Parisit, 18 Janar 1919 - 21 Janar 1920 zhvilluar pas Luftës së Parë Botërore, shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson, i cili kundërshtoi planin e Britanisë, Francës dhe Italisë për ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj, dhe sidomos nga delegacioni shqiptar që insistoi me forcë në ruajtjen e shtetit shqiptar.

Një kongres kombëtar, u mbajt në Lushnjë më 28 Janar 1920, për të shpallur hapur konsolidimin e themeleve të shtetit shqiptar dhe për të hedhur bazat e qeverisë së re, akt ky nëpërmjet të cilit burrat e shtetit shqiptar e provuan veten të aftë për të qeverusur vendin në kundërshtim me pretendimet e fuqive të mëdha. Si rezultat i përpjekjeve të shquara të patriotëve të kombit, në dhjetor 1920 Shqipëria, këtë herë me mbështetjen e Britanisë, u pranua në Lidhjen e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë njohjen ndërkombëtare si shtet vetëvendosës.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shqiperi Re: Pavaresia e shqiperis krijimi i nje shteti te ri

Fri 19 Oct 2012 - 15:26
" Pavaresia e Shqiperise dhe krijimi i shtetit te ri "
me
"Zbulohet dokumenti, Pavarësia u kërkua që në vitin 1828"

temat u bashkun
Sponsored content

Shqiperi Re: Pavaresia e shqiperis krijimi i nje shteti te ri

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi