Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Festat, Shqiponjë e Flamur gjigant në Tiranë Empty Festat, Shqiponjë e Flamur gjigant në Tiranë

Mon 28 Nov 2011 - 16:47
Message reputation : 100% (1 vote)
Festat, Shqiponjë e Flamur gjigant në Tiranë 48839TIRANE- Sot më 28-Nëntor, në 99-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës krahas shumë aktiviteteve befason me vendosjen e një Shqiponje dhe Flamuri gjigant.

Të gjithë qytetarët do kenë kënaqësinë të shikojnë sot, dy simbolet tona kombëtare, më të mëdha se kurrë. Bëhet fjalë për një shqiponjë gjigante, e cila është vendosur tek Zogu i Zi dhe një flamur 7 me 9 metra, i vendosur në një shtyllë 32 metra e lartë, i cili valëvitet tek Pallati i Kulturës.

Shqiponja gjatë natës ndriçohet me ngjyrë të kuqe.

Mësohet se në Tiranë kanë ardhur edhe shumë qytetarë nga Kosova, të cilët i janë bashkuar qytetarëve të Tiranës në festimet e sotme. Bashkia e Tiranës ka organizuar rreth 10 aktivitete në këtë ditë të shënuar.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi