Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Spielberg: Në 20 vjet, ka pak filma të mirë Empty Spielberg: Në 20 vjet, ka pak filma të mirë

Wed 30 Nov 2011 - 1:48
Spielberg: Në 20 vjet, ka pak filma të mirë SpielbergNjë ndër emrat më të zëshëm të kinemasë botërore, regjisori hollivudian Steven Spielberg ka bërë një deklaratë jo të zakontë.

Ai njihet si një person tepër i rezervuar, por në daljen e fundit publike regjisori ka kritikuar krijuesit bashkëkohorë duke pohuar se vetëm një numër i vogël i filmave të xhiruar në dy dekadat e fundit janë të realizuar mirë.

Sipas këndvështrimit të tij, ndërmjet filmave të realizuar këto 20 vitet e fundit, janë vetëm pak filma të cilët ja vlen të shihen. Për të, burimi i vetëm i frymëzimit janë filmat e viteve ‘50-të dhe ‘60-të.

“Unë jam pjesë e kategorisë së krijuesve romantikë kur janë në pyetje vitet e arta të Hollyëoodit. Më pëlqen të kthehem te burimi, aty ku ka lindur ajo që mua më pëlqen ta quaj kinema të vërtetë. Dhe këtë e them sepse në vështrimin tim, këto 20 vitet e fundit nuk ka shumë filma të cilët do i shihja me ëndje”, ka deklaruar regjisori Stiven Spilberg, një ndër ata krijuesit që përherë ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe të lërë krijimtarinë e tij të flasë.

“Zgjedh të shoh më së shumti filma të realizuar kahëra sepse vlerësoj talentin e jashtëzakonshëm që kanë pasur krijuesit përpara nesh. Ata më frymëzojnë shumë”, ka përfunduar deklaratën e tij Stiven Spilberg në një analizë të tij sa i takon realitetit kinematografik të momentit në Hollywood-it por edhe në të gjithë botën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi