Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ami nuk është shtatzënë Empty Ami nuk është shtatzënë

Wed 30 Nov 2011 - 2:06
Ami nuk është shtatzënë Ami2-300x199Në shumë nga të përjavshmet rozë ky lajm është përçuar si 100% i sigurt, por vetë prezantuesja e dashur e ekraneve e mohon në mënyrë kategorike këtë thashethem për faqet e “Bluetooth”.
Gjatë një bisede telefonike, Ami dhe bashkëshorti i saj Ermali e kanë mohuar lajmin për shtatzëninë e prezantueses.Çifti simpatik sqaroi se gjithë thashethemnaja u ngrit gjatë finales së “Këngës Magjike” ku prezantuesja u shfaq e veshur me një fustan të gjerë, prerja e të cilit linte shteg për aludime të tipit: Ami është shtatzënë.
Në të njëjtën linjë me prerjen e fustanit shkonte edhe deklarata e Ermalit në përfundim të verës së këtij viti, ku tha për “Summer Pages” se gjatë vitit të ardhshëm kishin bërë në plan të bëheshin prindër.
Thashethemi për shtatzëninë e Amit në fakt i ka kaluar kufijtë e gazetarëve duke u sjellë edhe nga vetë artistët kolegë si i vërtetë, por për sa kohë vetë protagonistët e mohojnë lajmi s’është i vërtetë.
Ami dhe Ermali do të shfaqen sërish edhe këtë vit në prezantimin e spektaklit “Dancing with the stars” pas suksesit të vjetshëm. Çifti i famshëm e ka celebruar dashurinë e tyre disavjeçare gjatë vjeshtës së shkuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi