Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cili kryeministër ka blerë orë me vlerë 100.000 euro? Empty Cili kryeministër ka blerë orë me vlerë 100.000 euro?

Wed 30 Nov 2011 - 2:30
Cili kryeministër ka blerë orë me vlerë 100.000 euro? QuizNjë orë me punim platini zviceran “Brege turbion”, çmimi i së cilës arrin mbi 100 000 euro mban lideri i Partisë Demokratike Socialiste malazeze dhe njëkohësisht ish-kryeministër i vendit, Milo Gjykanoviç, shkruan gazeta e Podgoricës “Vijesti”.

Gazeta publikoi se Gjykanoviç e ka mbajtur këtë orë të shtunën e kaluar në konferencën zgjedhore në komitetin e qytetit të Partisë Demokratike Socialiste, ku ka folur në funksionin e liderit të partisë.

Në përfaqësinë e Londrës të firmës zvicerane, në bazë të fotografive të shpallura në gazetë, kanë konfirmuar se kjo është një orë nga koleksioni i veçantë i orëve të punuara me dorë, të cilat kanë dy variante, ai nga ari i verdhë, me çmim 94.574 euro dhe nga platini me çmim 106 076 euro.

Firma tha se ora është rezistente ndaj ujit madje edhe në thellësinë 30 metra dhe është punuar në Zvicër.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi