Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqi, vritet me plumb shqiptari, i biri theret me thikë Empty Greqi, vritet me plumb shqiptari, i biri theret me thikë

Wed 30 Nov 2011 - 15:01
Greqi, vritet me plumb shqiptari, i biri theret me thikë 48919KALLAMATA - Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në një fshat të Kallamatës në Greqi, ku një emigrant shqiptar, 35 vjec është gjetur i ekzekutuar me plumb në kokë, ndërsa fëmija e tij 3 vjecar është therur me thikë dhe trupat e tyre janë gjetur në makinë të hedhur në kanal.

Kufomat u gjetën në një kanal në fshatin Plati të Kalamatës.

Ishte një kalimtar grek, i cili pa makinën në kanal dhe mendoi se ishte aksident. Menjëherë ka njoftuar policinë dhe ambulancën.

Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, konstatoi se 35 vjecari ishte ekzekutuar me plumb në kokë, ndërsa djali i tij 3-vjeçar kishte një plagë të rëndë thike në qafë.

Sipas banorëve të zonës, emigranti shqiptar jetonte në Plati të Kalamatës, ndërsa familja e tij jetonte në Shqipëri. Muajt e fundit, ai merrte në Greqi bashkëshorten dhe djalin e tij 3-vjeçar. Thuhet se viktima ka edhe një djalë më të madh, i cili jeton në Shqipëri.

Në zonë emigranti njihej me emrin Filip Mezani dhe të njohurit e përshkruajnë si një njeri familjar, të rregullt dhe shumë punëtor.

Duke folur për mediat, kryetari i komunës së fshatit Platis, Jorgo Xhavaras tha se 35 vjeçari ka jetuar atje prej 15 vjetësh. "Jemi të shokuar. Gjithë fshati tani vetëm për këtë çështje flet. Ishte një njeri i mirë dhe i dashur. I ndihmonte të gjithë në fshat, vecanërisht të rinjtë që organizonin gara me kuaj. Ishte një njeri shumë i shoqërueshëm”, thotë kryetari i komunës.

Dyshohet se vrasja mund të jetë bërë për larje hesapesh, por është ende herët të thuhet me siguri një gjë e tillë, thonë burime të policisë greke, të cilat theksuan se do të vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve të krimit, që nuk kursyen as fëmijën 3 vjecar.

Policia dyshon se krimineli mund t'i jetë trembur njohjes nga fëmija dhe është detyruar ta vrasë dhe atë, duke e bërë krimin edhe më të tmerrshëm.
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Greqi, vritet me plumb shqiptari, i biri theret me thikë Empty Re: Greqi, vritet me plumb shqiptari, i biri theret me thikë

Wed 30 Nov 2011 - 15:07
Mos o zot,pse femijen
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Greqi, vritet me plumb shqiptari, i biri theret me thikë Empty Re: Greqi, vritet me plumb shqiptari, i biri theret me thikë

Wed 30 Nov 2011 - 15:16
Kjo eshte shfarrosje greke...
Sponsored content

Greqi, vritet me plumb shqiptari, i biri theret me thikë Empty Re: Greqi, vritet me plumb shqiptari, i biri theret me thikë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi