Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

E lodhur nga roli i seks-simbolit Empty E lodhur nga roli i seks-simbolit

Sat 3 Dec 2011 - 14:04
E lodhur nga roli i seks-simbolit 13_20

Njëra nga aktoret më të bukura të ditëve të sotme, e ka hapur zemrën: ka folur për përvojën gjatë martesës së saj kohë më parë, ka mohuar se ka bërë seks në ashensor dhe thotë se është e lodhur nga roli i seks-simbolit.

“Ishte gjëja më e bukur që kam bërë ndonjëherë”, e ka komentuar njëra nga aktoret më të bukura dhe më e kërkuar në Hollivud, martesën e saj me aktorin Ryan Reynolds, por e cila ka dështuar muaj më parë. Aktorja 27-vjeçe aspak nuk pendohet që ka hyrë në martesë e cila ka zgjatur tre vjet.
“Fuqimisht besoj se duhet ta bëni këtë kur ndjeni se është mirë. Besoj në instinkt. Martesa ishte veprim i duhur, sepse ishte logjike dhe natyrale”, ka thënë ajo në intervistën për revistën ‘Cosmopolitan’.

Dhe nuk ka dyshim se Ryan ishte dhëndri i ëndrrave. “Martesa ishte pasojë e romancës dhe dashurisë. Kam dashur të kam të ardhme me dikë. Dhe kam qenë tepër e lumtur që isha martuar me dikë që ishte ashtu siç e kisha dëshiruar”, ka shtuar Scarlett.

Johansson gjithashtu e ka shfrytëzuar këtë intervistë për t’i demantuar thashethemet se ka bërë seks në ashensor me aktorin Benicio Del Toro, në hotelin ‘Chatea Marmont’ në Hollivud.

“Kjo është gjëja më budallaqe që e kam dëgjuar dhe do të më ndjek tërë jetën. Nëse keni hipur në ashensor, e dini se nga hapja dhe mbyllja e dyerve, keni përafërsisht 32 sekonda. Kjo është çmenduri”, ka thënë ajo./zhurnal-ks/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi