Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, zjarr në banesë vdesin 3 anëtarë të një familje Empty Tiranë, zjarr në banesë vdesin 3 anëtarë të një familje

Sun 4 Dec 2011 - 14:41
Tiranë, zjarr në banesë vdesin 3 anëtarë të një familje 49048TIRANE- Shuhen tre anëtarë të një familje prej zjarrit të rënë në banesën e tyre. Flakët kanë përfshirë banesën në rrugën "Derhemi" pas orës një të mëngjesit të sotëm. Në apartament kanë vdekur bashkëshortët dhe vajza e tyre, vetëm 4 vjeç, shpëtohet fëmija tjetër.

EKSPERTIZA
Përfundon ekspertiza për vdekjen e 3 anëtarëve të familjes Spahiu. Sipas policisë zjarri është shkaktuar nga një masë elektrike te priza e kondicionerit. Pas bymimit të gazrave në dhomë, ka marrë flakë bombola e gazit që ndodhej në ballkonin e banesës. Shkak për vdekjen e tyre është bërë asfiksia nga tymi e gazi.
Po sipas policisë, babai dhe vajza që është ende gjallë kanë tentuar të dalin nga banesa, ndërsa nëna me vajzën 4 vjecare janë gjetur të vdekura në banjën e shtëpisë.

NGJARJA
Genc Spahiu 35 vjeç, e shoqja Florida Spahiu 35 vjeç si dhe fëmijët e tyre Jona Spahiu e Dea Spahiu me origjinë nga Pogradeci jetonin me qera në banesën e përfshirë nga zjarri në rrugën "Derhemi" në Tiranë. Sipas policisë të mbërritur në vendngjarje, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, e cila i ka marrë jetën 3 personave të kësaj familjeje. Blutë e kryeqytetit saktësojnë së kanë mundur të nxjerrin gjallë nga flakët fëmijën tjetër të çiftit, Dea Spahiu. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë.

NDERHYRJA
Zjarrëfikësit e policia janë sinjalizuar për ngjarjen e rëndë nga fqinjët e familjes Spahiu, pasi kanë vënë re zjarrin brenda apartamentit. Efektivat e komisariatit numër një dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi për shuarjen e zjarrit. Mësohet se për të shuar flakët ata kanë shpërthyer derën e apartamentit ku ka rënë zjarri. Pas shuarjes së flakëve kanë mundur të shpëtojnë Dea Spahiun, e më pas kanë nxjerrë prej aty trupat e pajetë të dy prindërve dhe motës së saj. Dea Spahiu është dërguar menjëherë në spitalin QSUT ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
(ar.si/ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi