Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova nuk ka valutë alternative nëse bie euroja Empty Kosova nuk ka valutë alternative nëse bie euroja

Mon 5 Dec 2011 - 12:47
29.11.2011 | 09:35
Prishtinë - Kosova nuk ka ndonjë plan se si të dalë nga situata në rast të shembjes së Eurozonës, si pasojë e borxheve dhe krizave financiare në disa vende. Ndonëse ekspertët financiarë në mbarë botën kanë alarmuar vendet që nuk marrin pjesë në eurozonë për rënien e mundshme të kësaj valute, udhëheqësit financiarë të Kosovës nuk kanë bërë asnjë përgatitje.

Në Bankën Qendrore të Kosovës besojnë se euroja si valutë do t’i mbijetojë krizës, derisa nuk ka plan se cila do të jetë gjendja në rast të rënies së saj.

“Mundësia e rënies së euros në këtë fazë mund të konsiderohet si hipotetike, mirëpo në secilin variant të mundshëm Kosova do duhej të ketë për objektiv një valutë stabile dhe të besueshme. Sidoqoftë, çfarëdo aranzhmani valutor i ri është çështje e vendimmarrjes nga ana e institucioneve relevante përfshirë Kuvendin”, i tha “Kohës Ditore” guvernatori i vendit, Gani Gërguri.

Ai ka theksuar se nga analizat e vazhdueshme të zyrtarëve të Bankës Qendrore është konfirmuar se sistemi financiar i Kosovës ka nivel të lartë të qëndrueshmërisë dhe ka ekspozim relativisht të ulët dhe të sigurt kundrejt sektorit të jashtëm.

“Kjo i zvogëlon gjasat për një ndikim të madh direkt të krizës aktuale të Eurozonës në sistemin tonë financiar. Megjithatë, një eskalim eventual i krizës nga sektori fiskal i eurozonës drejtë sektorit financiar dhe atij real të ekonomisë së kësaj zone pa dyshim se do të sillte pasoja edhe për ekonominë e Kosovës, me çka do të ndikohej negativisht edhe performanca e sistemit financiar në vend”, thekson Gërguri.

Sipas tij, masat e ndërmarra nga vendet e fuqishme të Eurozonës, me gjithë vështirësitë pritet se do të rezultojnë si të suksesshme dhe se Eurozona do të vazhdojë së funksionuari, qoftë edhe me modifikime eventuale.

“Paraja publike e investuar jashtë vendit është e plasuar në vende dhe instrumente financiare të sigurta, gjë që i bën këto mjete të mos jenë të ekspozuara kundrejt pasigurive aktuale në disa nga shtetet e Eurozonës. Sa i përket rastit ekstrem si ai i ndërrimit të regjimit valutor, atëherë këto mjete natyrisht se do duhej të konvertoheshin në valutën përkatëse”, ka vlerësuar guvernatori i vendit.

Në bazë të fuqisë dhe vlerës së remitencave, gjasat më të mëdha janë që Kosova, në rast se zhduket valuta euro, t’i kthehet përdorimit të valutës gjermane.

Lumir Abdixhiku, drejtor në institutin për hulumtime ekonomike “Riinvest” thekson se kriza aktuale është duke e zhvleftësuar euron, por jo duke e zhdukur atë.

Ai ka përjashtuar idenë e themelimit të valutës shtetërore të Kosovës, për shkak të pafuqisë ekonomike të vendit. /koha/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova nuk ka valutë alternative nëse bie euroja Empty Re: Kosova nuk ka valutë alternative nëse bie euroja

Mon 5 Dec 2011 - 12:49
Shqiperia duhet ta forcoje gjendjen e "Lekut" ne Kosove.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi