Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aksident i shtrenjtë ! Empty Aksident i shtrenjtë !

Mon 5 Dec 2011 - 20:06
Në prefekturën japoneze Yamaguchi të dielën ka ndodhur një aksident, që mendohet të jetë më i shtrenjti që ka ndodhur ndonjëherë, apo me më së shumti dëme. Në aksident janë përfshirë tetë vetura Ferrari, tre Mercedesa dhe një Lamborghini, shkruan Daily Yomiuri.

Nga ana tjetër, 11 njerëz janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve që kanë marrë, e të cilat fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Rruga ishte e lagur, njëri nga Ferrarit tentoi të bëjë një tejkalim e me ç’rast goditi një barrierë dhe u ndal. Me këtë rast, veturat tjera që po vinin, nuk munden të ndaleshin dhe goditën Ferrarin e ndalur, rresht njëri pas tjetrit.

Autostrada ishte e mbyllur për gjashtë orë.

Vlerësimet e para thonë se bëhet fjalë për miliona dollarë dëme.



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi