Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Bujupi, me album të ri Empty Bujupi, me album të ri

Tue 6 Dec 2011 - 13:37
Bujupi, me album të ri Tema_ardian_183558

Supertalenti shqiptar nga Kosova – i zbuluar në emisioni ‘Deutschland sucht den Superstar’ – Ardian Bujupi nuk di të ndalet. Pas publikimit të këngës së parë me spot ‘This is My Time”, ai ka bërë edhe spotin e dytë dhe paralajmëron albumin e tij.

Ardian Bujupi ka bërë edhe nj single të ri në një periudhë brenda më pak se tri javësh. Ai ka publikuar hitin e tij të dytë “Rise to the Top”, këngë që tashmë është bërë një hit në Gjermani.

Klipi i këngës ‘Rise to the top’ e sjell Ardianin me të njëjtin stil, duke shkëputur edhe fragmente imazhesh nga koncertet e tij gjithandej, që është duke mbajtur.

Madje, tashmë Ardiani thuhet se nuk do të ndalet pasi që më 9 dhjetor 2011 pritet të bëjë edhe datën e debutimit të tij me albumin “To the Top”. Hiti i tij “This is my Time” tashmë është në mesin e 45 këngëve më të mira në Austri dhe në mesin e 69 këngëve më të mira në Gjermani. Ndoshta kënga pritet që të jetë edhe për disa javë në top-lista, ndërkaq mediat gjermane shkruajnë se ky rezultat i Bujupit është për shkak të arritjeve të tij në DSDS.

Albumi i Ardianit pritet të ketë afërsisht 12 këngë, përderisa pos dy këngëve të paraqitura, aty janë edhe disa këngë të zhanrit dance si “Mr. Sex & Soul", "Kiss the DJ," "Green Light" dhe "Exotic". “Përfundimisht më nëntë dhjetor fillon jeta për mua. Gjëja më e rëndësishme, jo pse kemi bërë shumë punë, por në këtë album paraqitet 100 për qind Ardiani i vërtetë”, ka thënë Bujupi për mediat gjermane.

Këngëtari ka bërë të gjitha parashikimet, pavarësisht se ishte thënë se ai do të merrej vetëm me kandidatët dhe jo me vetën e tij. Bashkëpunimet e tij janë me producentë të njohur si Unik (producent që punoi me Pitbull, Nelly dhe Rapsody), Hitimpulse dhe Fonty (Lil Wayne, Tyga, Fler) Henzl dhe Sebastian (Cassandra Wilson).

Ende nuk dihet se a do të përfshihet në album edhe një këngë e producentit kosovar Enis Preshev, më të cilin Ardiani kishte paralajmëruar një bashkëpunim gjatë kohës sa ishte në Kosovë.

Kreativiteti, ndjenjat për muzikë, rëndësia e përmbajtjes së teksti, zëri dhe mbështetja profesionale nga profesionistët janë ato që e kanë gëzuar më së shumti Ardianin gjatë jetës së tij. Brenda pa ditëve, Ardani ka besim se do të hyjë fuqishëm në tregun muzikor. Ai e di se çfarë dëshiron dhe ka thënë që pos kësaj ka edhe besimin në vetvete për të shënuar edhe më sulm suksese.

Po ashtu, Ardiani ka paralajmëruar se do të paraqitet në festivalin “The Dome”. Ai ka thënë se pavarësisht se do të këndojë në këtë festival, ai është i zhgënjyer me disa persona që këndojnë në këtë festival.

Thuhet se Ardiani ende nuk i ka përfunduar disa hesape me fituesit e garës së DSDS, Sarah Angles dhe Pietro Lombardi.

Pas suksesit të “This Is My Time”, tani ai është në pritje të suksesit të hitit të tij të dytë, “Rise to the Top”. Kjo këngë u dha premierë edhe në “The Dome”, përderisa më 3 dhjetor ai ka marrë pjesë edhe në edicionin e 60-të të këtij festivali.

Kjo ecuri e shpejtë e Ardian Bujupit duket se po i hyn atij shumë shpejt në përdorim. Madje ai thotë se është i kënaqur me punën.

“Jam duke u kënaqur...I falënderoj adhuruesit, të cilët e kanë bërë të mundur të jem këtu, por edhe The Dome sepse unë po eci përpara! Ju përshëndes me një Ciao nga Ardiani”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Kohëve të fundit Ardian Bujupi ka qenë mjaft aktiv duke mbajtur koncerte nëpër vende evropiane, kryesisht në Gjermani e Zvicër, ku besohet të ketë numrin më të madh të adhuruesve pikërisht për shkak të natyrës së emisionit ku kishte marrë pjesë - DSDS./express/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi