Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

Restorani dënon mysafirët nëse nuk e hanë gjithë ushqimin e porositur Empty Restorani dënon mysafirët nëse nuk e hanë gjithë ushqimin e porositur

Tue 6 Dec 2011 - 22:40
Ndoshta edhe ju jeni nga ata persona që kur jeni në restoran porositni më tepër ushqime dhe pastaj nuk arrini për të ngrënë atë që keni porositur. Shumica e njerëzve lënë sasi të madhe të ushqimit, i cili zakonisht mbaron në shportë për mbeturina. Janë të paktë ata persona të cilët i vret ndërgjegja për ta lënë ushqimin, derisa disa të tjerë vdesin nga uria.Gjithnjë e më tepër restorane në mbarë botën kanë filluar të mendojnë për këtë problematike, kurse disa tanimë kanë edhe zgjedhje interesante. Nëse nuk e mbaroni ushqimin në restoranin “Marmar” në Arabinë Saudite, do të gjoboheni me të holla. Restorani ka gjoba për ata që janë lakmitarë dhe nuk e vlerësojnë ushqimin.

Pronari i restoranit Fahan Al Anezi shpjegoi se dënimet e tilla i ka vendosur me qëllim që të parandalohet hedhja e ushqimit. Ai rregullisht ka parë se si klientët e tij porositin shumë ushqim vetëm për t’i impresionuar njerëzit rreth tyre, e pastaj e lënë pa e ngrënë.

Gjobat janë simbolike dhe vendosen sipas sasisë së ushqimit të lënë, kurse kanë hyrë në fuqi pas transmetimit të lajmeve për urinë e tmerrshme që ka goditur Somalinë. Pjesa e të hollave që janë mbledhur nga gjobat në këtë restoran janë donuar në organizatat humanitare të cilat tentojnë t’i dalin në ndihmë vendeve që kanë probleme me urinë.

Idea jostandarde është pranuar mirë nga mysafirët në restoran.

“Kjo është një ide e mirë derisa të hollat janë për qëllime bamirësie, për qëllime humanitare. E mësova mësimin për heren tjeter. Do të porosis vetëm aq sa mund të ha” – kishte theksuar njëri nga mysafirët.

Në fakt, restorani “Marmar” është vetëm njëri ndër shumë restoranet në Azi të cilët me ndihmën e gjobave me të holla tentojnë ta zvogëlojnë hedhjen e ushqimit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi