Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 "Mbroni fëmijët nga televizori" Empty "Mbroni fëmijët nga televizori"

Mon 12 Dec 2011 - 15:08
 "Mbroni fëmijët nga televizori" Chtv

Fëmijët shqiptarë harxhojnë një kohë të madhe para ekranit të televizionit, por edhe të kompjuterit, ndërkohë që specialistët vënë alarmin për jetën sedentare të tyre. “Numri i fëmijëve që harxhojnë në ditë tri orë ose më shumë para ekranit është vërtet i madh, rreth 58 % e të gjithë të anketuarve.

Të dhënat flasin për një situatë aspak të pranueshme dhe negative, ndërkohë që rekomandimet sugjerojnë që fëmijët nuk duhet të shikojnë më shumë se një deri në dy orë televizion dhe video”, bëhet e ditur nga një studim i Institutit të Shëndetit Publik, lidhur me sjelljet e shëndetshme të fëmijëve në shkolla.

Specialistët vënë theksin tek harxhimi i kohës në televizor/video dhe në internet si "kosto" në raport me kohën që fëmijët duhet të harxhojnë për të bërë mësimet e shkollës çdo ditë. "Sa më shumë kohë në televizor dhe internet aq më pak kohë për mësimet e shkollës dhe leximin e librave jashtë klase, që shkolla kërkon për nxënësit", vërejnë ata.

Por mënyra e sjelljes sedentare ndikon negativisht në konsumimin e energjive, duke rritur probabilitetin e obezitetit tek fëmijët. Po kështu, kalimi i tepërt i kohës përpara ekranit të televizorit/videos, apo para kompjuterit ndikon negativisht edhe në socializimin e fëmijës. Kjo sjellje e bën fëmijën të rritet i vetëm, e bën individualist, e bën të mbyllur në botën e vet dhe jo të hapur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi