Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

3434 Greqia po bën fshehurazi kërkime nafte e gazi në ujërat shqiptare, Berisha ka dhënë OK

Tue 13 Dec 2011 - 19:49
Greqia po bën fshehurazi kërkime nafte e gazi në ujërat shqiptare, Berisha ka dhënë OK 87963945

Autoritetet greke kanë nisur prej disa muajsh kërkimet në detin Jon për naftë dhe gaz. Këto kërkime po kryhen në mënyrën më të fshehtë të mundshme,pa rënë në sy, me lëvizje të shumta mjetesh lundruese, kryesisht anije. Bëhet fjalë për territorin detar përgjatë ishullit të Korfuzit, e njohur si hapësirë kufitare detare e papërcaktuar, për të cilën qeveria shqiptare në 2007 me një firmosje të fshehtë Basha-Bakojanis dhe Berisha-Karamanlis ia dha Greqisë.

Pikërisht në këtë territor, në momentin kur Kushtetuesja ligjërisht dhe publikisht e rrëzoi atë marëveshje edhe pas sensibilizimit të faktorit shqiptar, grekët përsëri nuk kanë hequr dorë. Teksa ende vazhdojnë diskutime të fshehta për të ripërtërirë marrëveshjen që prej muajit shtator, po në këtë kohë mësohet se me pajisje moderne dhe fshehtësisht specialistët e fushës inxhinierike dhe autoritetet helene kanë nisur kërkimet nën ujë për vendburime nafte dhe gazi. Madje lajmet e fundit që e rrisin më tepër dyshimin për këto kërkime janë jo vetëm lëvizjet e dyshimta të anijeve. Sasi të mëdha nafte, mbetje të ndryshme, zbarkojnë në bregdetin shqiptar, nga Saranda deri në afërsi të Vlorës. Duke menduar se bëhet fjalë për mbetje të anijeve tregtare, ky skandal ka mbetur në hije. Banorët e rajonit jugor bregdetar raportojnë se gjatë muajve të fundit janë shpeshtuar ndotjet e detit Jon me naftë apo mbeturina të tjera që në fakt dalin nga thellësia e ujit. Por një tjetër lajm që ka tronditur edhe ambientalistët është fakti se vetëm një javë më parë në bregdetin e Korfuzit, midis kufirit shqiptaro-grek, e afër Sarandës u gjetën një tufë e madhe me balena të vogla të ngordhura, apo delfinë, për shkaqe të papublikuara ende.

Burime të besueshme nga specialistët e kësaj fushe thonë se këto specie të ujit ngordhin pasivisht vetëm nëse uji është i ndotur nga këto mbetje të rrezikshme gazi apo nafte dhe solucioneve të ndryshme që përdoren gjatë kërkimeve, ose nga helme të hedhura në det në mënyrë të pakontrolluar. Po t’u referohesh sinjaleve që vijnë nga terreni, besohet se Greqia ka nisur kërkimet në det për naftë e gaz pa pritur legalizimin e dytë të marrëveshjes, duke thyer të gjitha ligjet ndërkombëtare. Dhe meqë Berisha ka marrë përsipër të mos flasë apo ankohet publikisht për shkeljen e territorit, kërkimet do të zhvillohen në mënyrë tepër të qetë. E vetmja gjë që mund të pritet dhe bëhet është reagimi i faktorit të shoqërisë civile, specialistëve dhe juristëve.

/ama-news/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

3434 Re: Greqia po bën fshehurazi kërkime nafte e gazi në ujërat shqiptare, Berisha ka dhënë OK

Tue 13 Dec 2011 - 19:50
Ky tradhetari, eshte Sali Berisha mo???
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi