Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Për 20 sekonda mund të vlerësoni se vallë ju gënjen ose jo Empty Për 20 sekonda mund të vlerësoni se vallë ju gënjen ose jo

Thu 15 Dec 2011 - 2:49
Kur njoftoni person të ri, mjaftojnë vetëm 20 sekonda që të mund të vlerësoni se vallë ai/ajo e meriton besimin tuaj. Sipas një hulumtimi të ri të Universitetit të Kalifornisë, njerëzit për më pak se një minutë mund të japin një notë të saktë për besimin e ndonje “të huaji”konkret.
Hulumtuesit kishin ftuar 24 çifte. Çdo njëri nga partnerët është dashur të tregojë një ngjarje nga jeta e tyre në të cilën më së tepërmi ka vuajtur.Në ndërkohë, kamerat kanë inçizuar reaksionin e partnerit të tyre. Një grupë e caktuar e njerëzve i kishin shikuar videot dhe vetëm për 20 sekonda kanë mundur të vlerësojnë se vallë fytyra e parë në video e flet të vëretetën ose jo.Alexander Kogan, i cili udhëheqte hulumtimin, ka spjeguar se hulumtuesit kanë mundur t’i identifikojnë gënjeshtarët, sepse ekzistojnë mënyra të sjelljes që sinjalizojnë sinqeritet dhe mbështetje.
Mark Salem, ekspert nga komunikimi joverbal, thotë se mund të vlerësoni se dikush ju gënjen nëse i vëreni shenjat vijuese:

Sjellje jo-konzistente. “Nëse zakonisht dikush është i qetë dhe nga pashpresa fillon të jetë i “hutuar” , ose e kundërta, ky ndryshim është një shenjë e kuqe” – thotë Salem-i. E njëjta vlenë edhe për fjalimin. Nëse çdo herë ai/ajo flet shpejtë dhe rrjedhshëm, por përnjëherë fjalimi i tij bëhet i ngadalshëm, kjo është shenjë e keqe se mundohet të ju mashtrojë/gënjejë.
Shikim stabil. Nëse shikimi i personit është konstant, atëherë ose nuk ju ndëgjon ose me vetëdije është duke u përpjekur për ta përfituar besimin tuaj. Këto janë shenja të josinqeritetit. “Kur njerëzit mendojnë ose planifikojnë, është krejtësish normale që të ndalojnë të mbajnë kontakt me sytë dhe të shikojnë rreth e rrotull” – ka spjeguar Salem-i.
Gjeste me gojë. Kollitja e shpeshtë, kollitje për të pastruat fytin ose çfarëdo tjetër gjest me të cilin personi e mbulon gojën tregon se ai/ajo tenton të fshehë diçka me ju.
Buzëqeshje e shpejtë. Buzëqeshja e sinqertë e ndryshon gjithë fytyrën. Sytë ndriçojnë, kurse faqet dhe vetullat ngriten sëbashku me “këndet” e gojës. Që të zhduket buzëqeshja e tillë e sinqertë mjaftojnë vetëm disa sekonda. Nga ana tjetër, buzëqeshja cinike paraqitet dhe zhduket momentalisht. /Femina.al/
Ermira_vlore
Ermira_vlore
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 1245
<b>Hobi</b> Hobi : piktura
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : VLORE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Për 20 sekonda mund të vlerësoni se vallë ju gënjen ose jo Empty Re: Për 20 sekonda mund të vlerësoni se vallë ju gënjen ose jo

Thu 15 Dec 2011 - 8:11
vare se sa i aft eshte personi per te genjyer !
ndonjeher mjafton 5 sec per ta kuptuar por ka pas raste qe genjeshtra te medha jan zbuluar pas viteve te tera Për 20 sekonda mund të vlerësoni se vallë ju gënjen ose jo 472225
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Për 20 sekonda mund të vlerësoni se vallë ju gënjen ose jo Empty Re: Për 20 sekonda mund të vlerësoni se vallë ju gënjen ose jo

Thu 15 Dec 2011 - 17:55
un dallohem menjeher qe genjej Rolling Eyes
Sponsored content

Për 20 sekonda mund të vlerësoni se vallë ju gënjen ose jo Empty Re: Për 20 sekonda mund të vlerësoni se vallë ju gënjen ose jo

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi